LAJMI I FUNDIT:

Hamburgu ofron 6 milionë euro për Canën

Hamburgu ofron 6 milionë euro për Canën

Olimpique Marseille raportohet se ka pranuar një ofertë prej 6 milionë eurosh nga Hamburgu për të hequr dorë nga shërbimet e kapitenit Lorik Cana.

Cana, i cili është një nga lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare, ishte edhe një prej lojtarëve kyç të Marseillet në sezonin e fundit, kur u rendit në pozitën e dytë, tre pikë prapa fituesit të kampionatit francez, Bordeaux.

Me largimin e Eric Gerets dhe ardhjen e trajnerit të ri, Didier Deschamps, në kreun e klubit francez, u vu në dyshim edhe qëndrimi i Canës.

Vetë shqiptari në disa raste ka thënë se nëse ai largohet nga Marseille destinacione të mundshme të tij do të ishin Liga Premier ose Bundesliga.


Por klubi francez thuhet se nuk do të analizojë asnjë ofertë ndër 8 milionë euro, bën të ditur France Football, rrjedhimisht nuk do ta marrë parasysh as ofertën e Hamburgut.

Të interesuar për Canën thuhet se janë edhe dy klube angleze, Evertoni dhe Liverpooli.