Me gjithë deklarimet që janë bërë së fundi nga zyrtarë të PDK-së, se i kanë numrat për ta votuar kryetarin e Kuvendit, anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se ata nuk i kanë numrat, pasi po t’i kishin do të merrnin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Haliti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se ende nuk dihet nëse PAN, do të marrë pjesë në seancën e së hënës, derisa ka shtuar se është në interes të vendit koalicioni me LDK-në.
“Është një situatë, nuk e di saktë se çfarë mund të ndodhë nesër, çfarë mund të sjellë e hëna, çfarë mund të sjellë java që po hyjmë, ndoshta mund të bëhen 61 vota. Mund të kaloj dikush këndej. Ne presim që të jemi të sigurtë në zgjedhjen e kandidaturave tona, edhe për parlamentin, edhe për qeverinë….Ne sikur t’i kishim votat të gjitha, ne do të futeshim në seancë të zgjidhnim kryetarin e Kuvendit dhe do ta caktonim seancën për ta zgjedhur kryeministrin, respektivisht Qeverinë. Ne kemi pasur një marrëveshje në bazë të informatave që kam dhe ka lëviz puna, dikush është tërhequr nga marrëveshja dhe tani po punohet të kemi një marrëveshje të re dhe t’i qëndrojmë asaj marrëveshje.. Nuk kam informacion kush me kënd bisedon sepse unë s’jam i ngarkuar dhe s’jam pjesë e grupit që zhvillon bisedime për koalicione”, tha ai.
Kurse, sa i përket pjesëmarrjes në seancën e së hënës, të thirrur nga kryesuesi, Adem Mikullovci, pa takimin konsultativ të cilin e ka kërkuar PDK-ja, Haliti thotë se ende nuk ka vendos partia nëse do të marrin pjesë, por thekson se është e drejtë e kryesuesit që të thërras seanca.
“S’mund të them që ai s’ka të drejtë të thërras seancën, ai ka të drejtë të thërras seancën, por unë besoj që kjo tryezë do të duhej të derivonte në një marrëveshje të përbashkët të grupeve parlamentare, respektivisht të partive ose në fund të fundit mund të derivonte një takim të përbashkët të kryetarëve të partive politike, të cilat do të gjenin një zgjidhje domosdo. Tani për tani nuk mund të them a do të marrim pjesë a jo, sepse është çështje e kryesisë së partisë, është çështje e organeve të partisë, të cilat mbi bazën e informatave që kanë sa i përket të hënës, me siguri që do të marrim një vendim të natyrshëm dhe domosdoshëm për të marrë pjesë ose për të mos marrë pjesë.
Në qoftëse ka kushte të cilat janë evidente nga GP fitues i këtyre zgjedhjeve, atëherë me siguri që ne do të marrim pjesë por në qoftëse nuk është plotësuar asnjë kusht, i cili ka qenë në tryezà «n e bisedimeve dhe në qoftë se po shihet kryesuesi i vetë seancës që e ka ftuar mbledhjen dhe është rënë dakord, tani më thotë se s’ka më mbledhje konstituive, atëherë vendimin do ta marrë partia, kryesia e PDK-së”, tha ai.
Ndërsa e quan të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, ku kryesuesi është i vetmi person që e udhëheq parlamentin, duke përjashtuar kryesinë e vjetër.
“Në qoftë se bazohemi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili unë mendoj padrejtësisht ose jo sipas kushtetutës, i jep mundësi kryesuesit dhe përcakton kryesuesin si të vetmin institucion që e udhëheq Parlamentin e Kosovës, duke e spostuar kryesinë e vjetër. Tani seancën e thirrë kryesia e vjetër e mëparshme dhe z.Adem ka ngel tash edhe kryetar edhe kryesi dhe komision dhe të gjitha”, tha ai.
Haliti thotë se Kosova institucionet e saja mund t’i ketë shpejtë, por se interesat politike dhe të grupeve parlamentare tani për tani janë të pozicionuara kundër njëra-tjetrës dhe se është e vështirë që të jepet një vlerësim real.
Ai shtoi se është në interes të vendit koalicioni me LDK-në, e cila sipas tij, është interesuar ta zvarrit këtë proces deri pas zgjedhjeve lokale, atëherë dhe kur kjo parti mund të ndërrojë dhe qëndrim.
“Në qoftë se e drejta kushtetuese i takon dikujt, atëherë edhe votimi do të duhej të ishte formal, në përputhje me dëshirën dhe propozimin e atyre që iu takon, jo të imponohet diçka që e dëshiron të tjerët. Rasti tjetër është çështja e Qeverisë që unë po besoj edhe aty mund të ketë akoma paqartësi, meqenëse s’ka lëvizje pozitive as nga përfaqësues të partive politike që janë brenda koalicioneve të ndryshme, por as nga vet kolaicionet për t’i dhënë zgjidhje interesave të vendit. Unë po i kuptoj disa nga partitë politike që janë të interesuar me qu këtë punë deri në zgjedhjet lokale, që ky veprim është dhe do të jetë i dëmshëm për interesat e qytetarëve..
Unë mendoj që LDK e ka një problem të brendshëm edhe pse s’kam kumedit çfarë informatash, por ata në dy zgjedhjet e kaluara janë deklaruar kundër koalicionit me PDK-në dhe situatat pas zgjedhore tash ose parazgjedhore ka ngrit tensionet politike, n ë raportet mes dy partive dhe gjithë protagonistët kryesor politikbërës të LDK-së janë deklaruar se nuk shkojnë në asnjë rast dhe në asnjë kusht në koalicion më me PDK. Në qoftë se e kanë thënë kështu nuk e kanë të lehtë të bëhen me PDK, ashtu siç nuk e kanë të lehtë për të mos thënë të pamundshme për shkaqe idiologjike dhe për arsye tjera më të rëndësishme politike, të interesave strategjike që e kanë vështirë që LDK të qëndroj në koalicion me VV.
Ndoshta mbas zgjedhjeve lokale, kisha me pa ndryshe qëndrimin e LDK-së. Por po besoj që interes i Kosovës, interes i të gjithë njerëzve në Kosovë, është që ne të kemi një koalicion të përbashkët me LDK-në, duke pasur parasysh dhe duke reflektuar për të metat e njërës palë ose tjetrës palë dhe të shkojmë përpara, t’i zgjedhim institucionet dhe të punojmë për vendin”, tha ai.
Haliti thekson se kandidati i vetëm i PDK-së për kryetar të Kuvendit, mbetet Kadri Veseli. Ndërsa kundërshtimin e partive tjera për ta votuar atë, e sheh si tentativë për të përfituar në kohë.
“Ky qëndrim i palëve në këtë rast i kundërshtarëve të koalicionit PAN, është më shumë një qëndrim për ta prolonguar sepse edhe ata po e dinë që ne kemi vetëm një kandidaturë, e kemi vetëm Kadri Veselin dhe atyre po u intereson me përfituar në kohë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë