LAJMI I FUNDIT:

Guti: Reali ka ekip më të mirë se Barca

Guti: Reali ka ekip më të mirë se Barca

Mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Guti, beson se Mbretërit kanë skuadër më të mirë se rivali i përjetshëm- Barcelona.

“Besoj se Madridi ka skuadër më të mirë se Barca, kjo është skuadra më e mirë në të cilën kam luajtur ndonjëherë”.

“Do t’iu ndihmoj lojtarëve të rinj që të kuptojnë se për çfarë është ky klub dhe të dinë se çfarë do të thotë të luash për këtë stemë”.

“Jemi të përgatitur që të luftojmë për tre titujt. Do të më pëlqente të luaja në finalen e Ligës së Kampionëve në Bernabeu, kundër Barcelonës, ose kundër kujtdo”, është cituar Guti nga “Marca”.