LAJMI I FUNDIT:

Gucati: Kemi disa kërkesa për Kurtin, por e para do të jetë shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Gucati: Kemi disa kërkesa për Kurtin, por e para do të jetë shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka treguar kërkesat që do t’i bëhen qeverisë së re nga ana e organizatës.

Gucati, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se nga Kurti do të kërkojnë të bëhet Ligji për kategoritë e dala nga lufta.

Ai ka thënë se do të kërkohet edhe pastrimi i të gjitha listave jo vetëm të veteranëve të UÇK-së.


Si kërkesë tjetër, Gucati ka thënë se do të jetë ngritja e pagave për veteranët, përcjell Telegrafi.

Kryetari i OVL UÇK-së, ka thënë se megjithatë kërkesa e parë për Albin Kurtin do të jetë shpërbërja e Gjykatës Speciale.

“Ky vet e ka deklaruar në Parlament: Ju duhet të luteni që unë të vij në qeveri për shkak se do ta shpërbëjmë Gjykatën Speciale. Kështu që kjo do të jetë kërkesa e parë”.

Gucati thotë se ka pasur një takim me Kurtin i cili ka qenë i shoqëruar nga Rexhep Selimi dhe i ka treguar se kërkesa e parë për të do të jetë shpërbërja e Gjykatës Speciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori