LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i nervozuar me mbrojtjen e tij: Po pësojmë shumë gola

Guardiola i nervozuar me mbrojtjen e tij: Po pësojmë shumë gola

Manchester City ka fituar me rikthim spetakolar ndaj Crystal Palace 4-2.

Kampioni në fuqi i Anglisë e pa vetën në disavantazh 0-2 pas pjesës së parë, por u rikthyen në lojë dhe fituan tri pikët.

Në dy ndeshjet e fundit, City ka pësuar pesë gola dhe kjo nuk po i pëlqen aspak trajnerit Pep Guardiola.


Tekniku spanjoll është i revoltuar me mbrojtjen e tij, pasi thotë se nuk duhet pësuar aq shumë gola.

“Dy ndeshjet e fundit kanë pasur shumë gola. Ishte një lojë e mirë sot ndaj Crystal Palace”, tha Pep.

“Është një mësim i mirë për ne ajo që ndodhi në pjesën e parë. Duhet të përmirësohemi. Ne jemi të butë në mbrojtje”, deklaroi trajneri katalunas.

City e sheh vetën në krye të Ligës Premier pas katër xhirosh me 10 pikë të tubuara, ku ka marrë tri fitore dhe një barazim. /Telegrafi/