LAJMI I FUNDIT:

Manchester City me rikthim spektakolar fiton ndaj Crystal Palace, Haaland shënon het-trikun e parë në Ligën Premier

Manchester City me rikthim spektakolar fiton ndaj Crystal Palace, Haaland shënon het-trikun e parë në Ligën Premier

Manchester City ka arritur të rikthehet te fitorja në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Crystal Palace në Etihad Stadium.

Kampioni në fuqi i Anglisë fitoi me rikthim spektakolar 4-2, pasi pas pjesës së parë e panë vetën në disavantazh 0-2.

John Stones realizoi autogol në minutën e katërt për epërsinë e hershme të mysafirëve, derisa mbrojtësi Andersen realizoi për golin e dytë të ekipit mysafir.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e mysafirëve 0-2, derisa në të dytën City tregoi një fytyrë krejt tjetër nga 45 minutat e para.

Bernardo Silva ngushtoi epërsinë në 1-2 në minutën e 53-të pas asistimit nga Rodri.

E pasi kaluan një orë lojë, filloi shfaqja fantastike e Erling Haaland, me sulmuesin norvegjez që realizoi het-trik brenda 19 minutave lojë.

Fillimisht Haaland barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 62-të.

Për golin e epërsisë norvegjezi u përkujdes në minutën e 70-të pas asistimit nga Stones.

Ndërkohë Haaland kompletoi het-trikun e tij të parë në Ligën Premier në minutën e 81-të kur u shërbye mirë nga Ilkay Gundogan.

Deri në fund të ndeshjes City pati edhe disa raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti 4-2 dhe gola të tjerë më nuk pati.

Me këtë fitore skuadra e Pep Guardiolës mbetet në pozitën e parë me 10 pikë pas katër xhiroeve, derisa Crystal Palace zë vendin e 10-të me katër pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori