Grupi famëkeq “Ujqërit e Natës” i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, po i ngritin një statujë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Skulptura, e cila është shkrirë në bronz në Serbi, është dy metra e lartë dhe është vepër e skulptorit akademik nga Beogradi, Dragan Radenoviq.
Pas rreth një muaji, në mes të qershorit, në qendër të Moskës duhet t’i ngrihet një monument ish-presidentit autoritar serb dhe të paditurit të Hagës (ai u gjykua për krime lufte, por vdiq në burg para vendimit) Sllobodan Millosheviqi, nismëtari i luftërave shkatërruese në territorin e ish-Jugosllavisë në Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.
Marat Bashirov, profesor në Shkollën e Lartë Ekonomike të Institutit Kombëtar të Kërkimeve të Universitetit të Moskës, e tha këtë në një intervistë për tabloidin rus Tsargrad dhe iniciatori i kësaj është propagandues i njohur pro-Putinit, drejtuesi i klubit të motoçikletave “Ujqërit e Natës”, Aleksandar Zalldostanov i njohur si “Kirurgu”.
Putin është anëtar nderi i atij klubit të motoçikletave të regjimit që mbështet agresionin kundër Ukrainës dhe mbron realizimin e ideve të “Botës Ruse”, dhe “Ujqërit e Natës” janë një “dekorim” i vazhdueshëm i manifestimeve pro-Putinit. Skulptura, e cila është shkrirë në bronz në Serbi, është dy metra e lartë (portalet serbe flasin për një monument prej tre metrash), dhe është vepër e skulptorit Radenoviq.
Statuja paraqet Millosheviqin duke mbajtur një maskë në dorë që nga njëra anë i ngjan një personazhi nga një pikturë e famshme e piktorit norvegjez Edvard Munch – The Scream, por në fakt edhe më shumë si një maskë nga filmi horror “rinor” “The Scream”? Ai tha për portalin ultra-nacionalist se serbëve duhet t’u vijë turp që monumenti nuk do të ngrihet në Serbi. Monumenti ka përfunduar dhe tashmë është dërguar në Moskë, i shoqëruar nga “Ujqërit e Natës”.
Në një intervistë, Bashirov thekson se arsyeja e ngritjes së monumentit në Moskë është, para së gjithash, sepse “Millosheviqi është viktima e parë e NATO-s kriminale”, duke iu referuar ndërhyrjes në vitin 1999, por pa e përmendur se është për shkak të luftës dhe krimeve të bëra nga regjimi i tij në Kosovë, kur për pak muaj dëboi më shumë se 800 mijë shqiptarë nga Kosova dhe duhet të kujtojmë se edhe presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq atëherë ka qenë në qeveri si ministër i Informacionit.
Dhe e dyta, sipas Zalldostanov në Serbi janë ende në mëdyshje për ngritjen e atij monumenti, kështu që ai do të “inskenohet” në Rusi, e më pas në Serbi, kur Rusia “të thyejë akullin”. Sipas Bashirovit, “tradhtarët serbë” e ekstraduan Millosheviqin në Hagë dhe ai “mbrojtjen e atdheut e pagoi me jetë”.
“Shumë e tradhtuan atëherë dhe Qeveria e Zoran Gjingjiqit e rrëmbeu dhe e dërgoi në Hagë. Ata nuk mund ta thyenin atë, ai vazhdoi të akuzonte heroikisht NATO-n e udhëhequr nga SHBA për kryerjen e një krimi kundër njerëzimit. Ne rusët atëherë bëmë një gabim të madh duke mos mbrojtur me vendosmëri Serbinë”, tha Bashirov.
“Serbia, për arsye historike, mbetet ndoshta aleati dhe partneri ynë i vetëm i dukshëm. Edhe pse Serbia është nën presion të vazhdueshëm për të vendosur një lloj kufizimi kundër nesh. Një vend tjetër aleat është Hungaria, ajo është pranë nesh për shkak të lidhjeve ekonomike”, shtoi ai.
Lideri i “Ujqërve të Natës” Aleksandar Zalldostanov pohon se përgatitjet dhe puna për vendosjen e monumentit janë në fazën përfundimtare dhe se monumenti po ngrihet në shenjë mirënjohjeje për Millosheviqin, “i cili në mënyrë profetike parashikoi se çfarë do të na ndodh ne”.
Dragan Radeviq, nënkryetar i shoqatës nacionaliste pro-ruse “Sloboda”, thotë se para disa vitesh është nisur një iniciativë për ngritjen e një monumenti të Millosheviqit në Beograd dhe të emërohet një rrugë apo një shesh me emrin e tij, dhe të kujtojmë se edhe ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe ish-zëdhënësi i Millosheviqit në kohën e luftës, Ivica Daçiq, i njohur me pseudonimin “Mali Sloba” (Slloba i vogël), paralajmëroi ndërtimin e monumentit, por së fundmi ideja ka vdekur disi.
Kuptohet se ekziston një bust i Millosheviqit në Pozharevc, ku është i varrosur. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës