LAJMI I FUNDIT:

Gruaja porositi vrasjen e burrit, Abedin Bytyqi u dogj i gjallë me benzinë

Gruaja porositi vrasjen e burrit, Abedin Bytyqi u dogj i gjallë me benzinë

Të paktën në një botë ideale bashkëshortja ose gruaja është njeriu me të cilën burri nuk mbanë sekrete.

Madje figurativisht gjatë jetës, është njeriu i vetëm që personalitetin e burrit e sheh të zhveshur nga petku me të cilin e shohin dhe e njohin të tjerët.

Abedin Bytyqi një burrë i zakonshëm nga komuna e Suharekës, nuk e di nëse ka dëgjuar e besuar në këto konstatime, por për një gjë jam i sigurt, as në ëndrrat e tij më të këqija nuk do ta kishte menduar se bashkëshortja e tij, Resmija, me të cilin kishin dy fëmijë, do ta planifikonte vrasjen e tij, dhe më pas do t’i digjej e groposej trup në një mal të panjohur.


Po, po, kjo që po e them është e vërtetë.

Nëse i besojmë dëshmisë së vrasësit kryesor para gjykatës, bashkëshortja e Abedinit, Resmija, vrasjen e burrit e ka planifikuar një muaj e shtatë ditë para ditës kritike.

Këto janë fjalët e Murat Ademit, njeriu i cili gjatë 2016 është takuar me Resmijën dhe top temë diskutimi e kanë pasur vrasjen e burrit të saj.

Madje dëshmia e tillë shkon edhe më larg duke pretenduar se njërit organizator të vrasjes Resmija ia kishte premtuar rreth 30-35 mijë euro.

Këto pretendime mbeten fjalë të pa-vërtetuara të një të dënuari me 25 vjet burgim për vrasje të rëndë. Tash i rikthehemi aktakuzës së Prokurorisë si dhe aktgjykimit të Gjykatës, me fakte, biseda telefonike, dëshmi e një mal me dëshmi.

Gjatë vitit 2016 Resmije Bytyqi e kishte takuar disa herë djalin e axhës, Murat Ademin. Por Murati me Resmijen nuk ishin takuar pse ishin familjarë por pse po e planifikonin një vrasje makabër që shihet veç në filmat horror.

Në njërin nga takimet në një pastiqeri para lokalit të saj në Suharekë, Resmije Bytyqi e kishte nxitur Muratin që ta vrasë burrin e saj.

Në takimin me Muratin Resmija kishte deklaruar se Abedini burri i saj është duke e maltretuar, rrahur dhe keqtrajtuar.

Murat Ademit po ashtu i ishte thënë se nëse nuk ndërmerr ndonjë veprim, një person tjetër do ta angazhojë për ta vrarë Abedinin.

Por Murati ishte i vendosur që vrasjen ta kryej vetë e jo të tjerët.

Plani ishte bërë me saktësi e djallëzi. Në hartën kriminale kyqet edhe një person tjetër.

Esat Gutaj, Avokat i Fadil Fetiut deklaroi  se “Fadil Fetiu në fillim është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Prezident Për krime të Rana për fshehjen e veprës penale. Në ndërkohë, pas zhvillimit të procedurës është konfirmuar kjo aktakuzë, kemi fillu administrimin e provave Prokurori i çështjes, pas një vendim paraprak, kërkon nga gjykatat të ndërprejt procedura  dhe ndryshon dispozitivin e aktakuzës nga fshefja veprës penale në dhenien e ndihmës veprës penale.  Mbrojte natyrisht ka reaguar, ka vepruar në kuadër të  dispozitave, por nuk kemi pas të sukses.”

Për rolin e tij në vrasje do të ketë ndryshim të aktakuzës. Kjo u arrit vetëm pas kërkimeve në terren e dëshmi.

Esat Gutaj, Avokat i Fadil Fetiut tha se “Është ndryshu për shkak se mas i kemi dalë në teren  së bashku me trupin gjykues, me Prokurorin, i akuzori Murat Ademi, (edhe pse kishte e dhonë një deklerat në Prokurori, është e dhonë një dekleratë në Polici,  ndryshon prapë deklaratën në venden e ngjarjes,  kur kemi dalë në teren,  edhe Prokurorin nga deklerata një të akuzori për vrasje të rëndë,  e ndryshon dispozitivin e akuzës,  dhe të mbrojturin tim e akuzon për të dhonë një ndihmës.”

Në vitin 2017 Fadili akuzohej për-moslajmërim të veprës penale apo kryersëve, por dy vite më vonë do të kuptohej se ai kishte rol vendimtar në vrasjen e Abedinit.

Gutaj deklaroi se “…pas dëgjimit të dëshmitarëve, administrimit provave, konfiguracionit terenit dhe bisedave telefonike,  e tjera tjera prokurori çështjes  përsëri e e ndryshon në këtë aktakuzën. Kërkon ndërprenë të procedurës dhe e banë ndryshimin e dispozitivit  ku Fadil Fetiunë e fut në bashkë kryrje me Murat Ademin.”

Sipas aktakuzës roli i Fadil Fetiut në vrasje ishte vendimtar, ai e hapi rrugën për krimin makabër dhe e mashtroi Abedinin.

Në ditën kritike Fadili e kishte takuar Muratin dhe kishin pirë kafe në kafenenë “Bunari” në fshatin Studenqan. Gjersa ishin në kafene, Fadili e kishte thirrur në telefon të ndjerin Abedin Bytyqi. Pas kësaj telefonate Fadili e kishte marrë me veturën e tij Abedinin kinse për t’ia rregulluar orën e rrymës në shtëpinë e tij në fshat.

“Fadil Fetiu është personi që e ka marrë viktimën nga një lokal me të cilin ka biseduar në telefon, edhe e ka qu tek shtëpia e tij për t’ia rregulluar njësorin e rymës elktrike. Me dredhitë e Murat Ademit, mee përgjaditjet paraprake të Murat Ademit,  e merë me pikap me veturën e ti, edhe e dërgon në vende ku është gjetë.  Sikur, Fadil Fetiun, ti është e implikumë në këtë rast,  kjo nuk duhet të ndodhte në pikw të drekës. Diku ka ndodhë në ngjare në ora 1, 2, ditës. Nuk kishte me vepruar në atë mënyër, kishte me veprur natën.  Fadil Fetiun, nga Murat Ademit, e akuzohet se është përsoni  i paguar me pare për likfidimin e Abedin Bytiqit. Paret i ka pagua Resmija, ose do të i paguaj  Resmija, do të fus në kredit resmija, për me i pagua Fadilin. “

Ndërsa i transmetojmë deklaratat kundërshtuese të avokatit të Fadilit, e vazhdojmë rrjedhën e ngjarjes si Prokuroria e kishte përshkruar planin për vrasjen e Abedinit nga bashkëshortja e tij.

Pra punë është kështu: Fadil Fetiu e thërret Abedin Bytyqin kinse për t’ia rregulluar orën e rrymës. Më 6 maj 2016 rreth orës 15:30, ata arrijnë nw shtëpinë e Fadilit në fshatin Peqan të Suharekës.

“Duke e patur parasysh sjelljët, veprimët,  jetën e më pashmët e Murat Ademit.  Fadil Fetiu ka qenë jo vetëm i kërcënum, por edhe i rezikum edhe me jeta e tij sikur të ishte treguar në ngjarjen. Por më vonë kur është zbulu nga policia, Fadil Fetiu  ka pranu të bashkpunoj me policinë,  edhe ka ndihmu  së bashku me hetuesit,  e kanë zbuluar kufomën.  Fadil Fetiu është, në rast konkret, sipas jetës, si pas bindjes ( dhe provave të cilat egzistojnë,  Fadil Fetiu është viktimë e rastit”, tha Gutaj.

A e ka thirru Fadili Abedinin në shtëpinë e tij nën kërcënimin e Murat Ademit ose jo kjo kurrë nuk është vërtetuar. Por ajo çka është vërtetuar është fakti se me të arritur Abedini në shtëpinë e tij, Murat Ademi nën kërcënimin e armës e kishte kërcëuar burrin e Resmijes dhe ia kishte lidhuar duart duke e detyruar të futet në veturën e tij “Dacia” ngjyr të bardhë.

Pasi e futi Abedinin në veturë Murati ia lidhi edhe këmbët, dhe u nisën drejt një vendi të panjohur.

Sipas aktakuzës aty po e priste vëllai tjetër, Reshati, i cili ndonëse në në fillim akuzohej se ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes, në gjykimin e tretë në qershor të vitit 2024 do të lirohej nga aktakuza.

Megjithatë ne e vazhdojmë rrjedhën e rrëfimin duke prezumuar pafajëzinë e secilit person të përmendur në këtë aktakuzë, përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Rikthehemi në skenën e krimit, ku Abedini thuhet i kishte të lidhura edhe duart edhe këmbët dhe gjendej nën mëshirën e dy personave që planin e kishin ta vrasin.

Të dy vëllezërit, Murati dhe Reshati sipas Prokurorisë Abedinin e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Paremendojeni shkallën e krimit, plagët rreth 1 centimetër të gjera. Më pas, pas dhunës dhe goditjeve me mjete të forta vëllezërit Murat dhe Reshat Ademi sipas aktakuzën vendosin ta bëjnë krimin edhe më makabër. Duke pasur qëllim që Abedinit t’i shkaktojnë vuajtje fizike dhe psikike ia vënë zjarrin me benzinë./Dukagjini/