Është lansuar fushata ‘Për të Mirën Tonë’, e cila ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për regjistrimin e pronës së përbashkët të të dy gjinive. Udhëheqës të shtetit të Kosovës, e përfaqësues të ambasadave të huaja në vend, kanë thënë se edhe prona duhet të ndahet në mënyrë të barabartë mes burrit dhe gruas, sepse pasuria e fituar në martesë, është e të dyve dhe jo vetëm e njërit.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se shoqëria kosovare vazhdojnë të përballet me realitetin e hidhur, ku gratë dhe vajzat përbejnë shtresën më pak të avancuar ekonomikisht, më pak të avancuara në vendimmarrje, e më pak prezentë në bankat shkollore.
Ajo tha se kjo duhet të ndryshoj, sepse barazia mes dy gjinive është e garantuar me ligj dhe Kushtetutë.
“E drejta në pronësi është e pamohueshme, themelet e të cilës i gjejmë tek të drejtat universale të njeriut si dhe të krijimi i një shoqërie dhe një shteti ku secili qytetarë pa dallim gjinie i ofrohen mundësi të barabarta për një jetë dinjitoze. Siç e thotë edhe slogani i kësaj fushate të cilën ne po e lansojmë sot së bashku, e cila është ‘Për të Mirën Tonë’, për të mirën e gjithsecilit prej nesh, si individ, si anëtarë të një familje, të një komuniteti, të një shtet që garantojnë përmbushjen e të drejtave të se cilit qytetarë përfshirë edhe të drejtën në pronë”, tha Jahjaga.
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha se disa nga pabarazitë që janë në Kosovë, janë shumë problematike për shtetin e Kosovës. Ajo tha se shteti amerikan është i përkushtuar që të ndihmoj në përmirësimin e regjistrimit të pronës në emër të dy gjinive dhe procesin e trashëgimisë.
“Mendoj që të gjithë e dimë se mungesa e procedurave të regjistrimit të drejtë dhe efektiv të pronës, disa nga pabarazitë që ekzistojnë këtu në Kosovë, janë shumë problematike për shtetin si të terë, dëmtojnë qeveritë, ka ndihim në të drejtat e njeriut dhe po ashtu shfuqizon gratë në aspektin ekonomik. Fakti së gratë zotërojnë vetëm 15 deri 20 për qind të pronësisë në terë vendin do të thotë që ato nuk e kanë sigurinë ekonomike, do të thotë që nuk kanë qasje në kredi sepse nuk kanë shtesa nga ana tjetër. Ambasada amerikane është po ashtu e përkushtuar bashkë me organizatat tjera të përfshira për të përmirësuar procesin e regjistrimit të pronës dhe procesin e trashëgimit”, theksoi Jacobson.
Edhe Angelina Viets, ambasadore e Gjermanisë në Kosovë, theksoi se ajo nuk e ka pasur asnjëherë problem çështjen e pronës, duke qenë se është bashkëpronare me burrin e saj.
“Si një grua e martuar më pronë të regjistruar në emrin tim dhe të burrit tim, duhet ta pranoj se kurrë nuk kam menduar shumë për këtë problem, por madje edhe në Gjermani, nuk ju duhet të shkoni shumë larg në histori për ta kuptuar së gratë për një kohë të gjatë nuk ishin të regjistruara në pronësi”, tha Viets.
Ndërsa, drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha tha se ata si AKK duke pasur parasysh bashkëpunimin me të gjitha institucionet për regjistrimin e të drejtave të pronës së paluajtshme, kanë ofruar lehtësira të duhura, siç janë udhëzimet administrative të cilat lehtësojnë regjistrimin e të drejtës mbi pronën e paluajtshme për femrat.
“Ne vitin 2012 ne kemi pasur vetëm 10 për qind të pronave të regjistruara në bashkëpronësi, apo vetëm në pronësi të femrave, kurse tani deri në këtë moment kemi 16.2 për qind të regjistrimit dhe kemi një rritje kontinuele dhe do të vazhdoj në këtë mënyrë”, tha Meha.
Kjo fushatë është përkrahur nga GIZ-i gjerman dhe ambasadat mike në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Mercom Company dhe sekreti pas transformimit mahnitës të Hotel Shëngjinit
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh