LAJMI I FUNDIT:

Gripi, turizmi meksikan në krizë

Gripi, turizmi meksikan në krizë

Gripi i derrave po i kushton jo pak turizmit të Meksikës. Parashikimet janë të zymta dhe specialistët e quajnë këtë një “verë të humbur” pasi vizitorët kryesisht nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë anuluar pushimet.

Disa kompani ajrore kanë reduktuar fluturimet dhe tragetet apo anijet e mëdha turistike evitojnë portet e Meksikës.

Turizmi përfaqëson 8% të Produktit Kombëtar Bruto dhe punëson rreth 2 milionë njerëz.

Për analistët kjo është një sfidë tjetër për vendin tashmë të goditur rëndë nga recesioni botëror.


Qeveria meksikane po përgatitet për një fushatë që do të nxisë kthimin e turistëve.

Zyrtarët thonë se përhapja e virusit mund të ndikojë pozitivisht pasi turistët do të kuptojnë se mund ta marrin gripin si të qëndrojnë në shtëpi apo të udhëtojnë drejt Meksikës. /Telegrafi/tch/