LAJMI I FUNDIT:

Grevë në gjimnazin “Sami Frashëri”

Grevë në gjimnazin “Sami Frashëri”

Në shenjë pakënaqësie për mosarritjen e rrogave nga Qeveria së largim, mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë janë futur të mërkurën në grevë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Shkollave të Kosovës (SBASHK), sindikatës më të madhe në Kosovës, Ali Shabanaj ka konfirmuar grevën e filluar në këtë gjimnaz. Po ashtu në grevë janë edhe një pjesë e mësimdhënësve të gjimnazit "Eqrem Çabej".

Ali Shabanaj ka thënë se do t’i jepet Qeverisë kohë edhe një muaj, deri në miratimin e Buxhetit, dhe nëse as atëherë nuk realizohet ngritja e rrogave, do të ndërmarrin vetë masa. Shabanaj ka thënë se gjimnazi “Sami Frashëri” nuk është pjesë e SBASHK-ut. Sipas tij, Këshilli i SBASHK-ut, ka marr vendim për të mos hyrë në greva.

Ndërsa kryesindikalisti Haxhi Arifi pret reagimi i vendimit të Qeverisë për rritje rrogash pas miratimit të Buxhetit. Ai tha se për këtë çështje do të takohet me ambasadorin amerikan Christopher Dell dhe me përfaqësues të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare. Arifi tha se është për realizimin e kërkesave nëpërmjet dialogut dhe forma e fundit do të jetë greva dhe protesta.


Ndryshe, Qeveria edhe pa u miratuar Buxheti për vitin 2011 ka mundur të realizojë rritej e rrogave pasi që mund të shfrytëzojë një të dymbëdhjetën e Buxhetit.
Ali Shabanaj ka thënë se do t’i jepet Qeverisë kohë edhe një muaj, deri në miratimin e Buxhetit, dhe nëse as atëherë nuk realizohet ngritja e rrogave, do të ndërmarrin vetë masa.

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar rritje pagash për shërbyesit civilë, punëtorët e arsimit parauniversitar dhe ata të shëndetësisë rritje pagash 50 për qind. Kjo rritje duhej të fillonte të merrej me pagat e janarit, pasi që premtimi i Thaçit ishte bërë vendim qeveritar.

Të martën zëvendësministri i Ekonomisë e Financave, Bedri Hamza, bëri të ditur se pagat do të ishin ato që kanë qenë para rritjes së premtuar dhe se duhej të konsideroheshin paradhënie, kurse me rritje do t’i merrnin pasi të miratohej buxheti nga përbërja e re Kuvendit të Kosovës.

FMN-ja ka tërhequr vërejtjen që kur u bën premtimet për rritje, se do të shkelej marrëveshja e Qeverisë së Kosovës me të po ndodhi siç thoshte kryeministri dhe se nuk do të kalonte pa pasoja. Mosrritja e rrogave erdhi edhe si presion i shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith. /Telegrafi/