LAJMI I FUNDIT:

Grevë e përgjithshme në Greqi më pesë maj

Grevë e përgjithshme në Greqi më pesë maj

Dy sindikatat më të mëdha në Greqi paralajmëruan grevë 24-orëshe, që duhet të mbahet më pesë maj të këtij viti.

Sipas mediumeve lokale, kjo do të jetë greva e tretë me radhë e organizuar nga Konfederata e përgjithshme e punës në Greqi dhe Federata e nëpunësve shtetërorë, për shkak të pakënaqësisë nga masat e Qeverisë për përballje me krizën.

Ndërkohë vazhdojnë negociatat midis kabinetit të kryeministrit të Greqisë dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për masat që duhet t’i përmbushë Greqia për të marrë hua nga eurozona dhe FMN-ja