LAJMI I FUNDIT:

Greva lë pasoja në procesin mësimor

Greva lë pasoja në procesin mësimor

Greva e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), dhe ato që janë mbajtur më herët, ndikon negativisht në procesin mësimor dhe edukativ të nxënësve, thonë ekspertë për çështje të arsimit dhe udhëheqës të Këshillit të Prindërve të Kosovës.

SBASHK-u ka paralajmëruar një grevë me afat të pa caktuar për ditën e hënë. Gjatë kësaj greve, thuhet se nuk do mbahet fare mësim, kurse orët e humbura nuk do të zëvendësohen.

Por, ekspertë të arsimit shprehin shqetësimin se greva që do të realizohet në fund të vitit, sidomos për semimaturantët dhe maturantët, ndërprerja e mësimit do të ketë pasoja të shumëfishta.


Sipas udhëzimit administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2014/2015, mbarimi i vitit mësimor për klasën e 12-të është data 8 maj, kurse klasat e 9-10 dhe 11-ta, mësimin e përfundojnë më 2 qershor.

Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, vendimin e SBASHK-ut e quan të papërgjegjshëm pasi dëmton interesat e të gjithë nxënësve, e që do të ndikojë edhe në cilësinë e arsimit.Shkumsat ne shkolle - foto ridvan slivova 01

Ai madje kërkesat e SBASHK-ut, i konsideron të ekzagjeruara, pasi sipas tij, pagat e mësimdhënësve nuk janë shumë të ulëta krahasuar më punën dhe orarin që kanë. “Mendoj se SBASHK-u për interesa partikulare dhe në dëm të interesit nacional, po bëjnë një krim. Unë nuk mund ta quaj ndryshe, sepse më këtë do të dëmtohet jo vetëm cilësia e këtij viti mësimor, por pasojat e tij do të jenë të shumëfishta dhe në shumë fusha. Ndoshta kam të drejtë të ftoj SBASHK-un që mos të shkojë me vendime të tilla radikale, sepse ka forma dhe metoda të tjera të presionit”, tha Hyseni .

Edhe Kryetari i Këshillit të Prindërve të Republikës se Kosovës, Bajram Beqiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se kanë kërkuar nga SBASHK-u që të përdorë metoda tjera sindikale për realizimin e kërkesave të tyre e kurrsesi mos të ndërpritet procesi mësimor.

“Para një jave, ne kemi pasur pushimin pranveror, në të cilin SBASHK-u dhe Ministria e Arsimit është dashur të ulen bashkërisht dhe të shfrytëzojnë kohën në të cilën nxënësit nuk kanë qenë në mësim dhe të arrihet ndonjë marrëveshje dhe kurrsesi mos të vijë deri tek ndërprerja e mësimit. Çdo ndërprerje e mësimit është dëm për vet nxënësit dhe për procesin edukativo-mësimor në Kosovë”, ka thënë Beqiri.

Por, nënkryetari i SBASHK-ut, Rexhep Sadiku, thotë se pikërisht pasojat që bartin nxënësit nga ndërprerja e mësimit, kanë detyruar SBASHK-un që grevat e organizuara në muajin janar të mos zgjasin shumë.

Ai madje thotë se “fajtor” për ndërprerjen e mësimit është Ministria e Arsimit, pasi nuk ka përmbushur kërkesat e mësimdhënësve të Kosovës. “Pikërisht se kemi menduar për pasojat, grevat e mëhershme kanë qenë shumë të shkurtëra, grevat janë mbajtë një orë, dy orë dhe një ditë. Të gjitha këto kanë qenë në funksion të dhënies kohë dhe hapësirë organeve legjitimeve, qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit”.

“Por, megjithatë ata nuk kanë reflektuar dhe fitohet përshtypja se pikërisht organet që janë kompetente për funksionimin dhe normalizimin e shkollave tona, ato janë të interesuara që mos të mbahet mësimi”, ka thënë Sadiku.

Por, Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit në Qeverinë e Kosovës, thotë se grevat e dëmtojnë procesin mësimor dhe për këtë arsye janë duke bërë përpjekje që të gjendet ndonjë zgjidhje eventuale. “Grevat e dëmtojnë shumë procesin, madje në një masë shumë të madhe. E aq më tepër, tani sapo kanë filluar procesin edukativo- arsimor nga një pushim pranveror”, thotë Guri.

Kërkesat e SBASHK-ut kanë të bëjnë me pikat e parealizuara deri më tash nga Kontrata Kolektive, siç janë: shujta 2 euro për çdo ditë pune, kompensimi prej 0.5 për qind për çdo vit të shërbimit, kompensimi prej 70 për qind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit me rastin e pensionimit dhe tri paga mesatare për mësimdhënësit me rastin e pensionimit. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori