LAJMI I FUNDIT:

Greqia pritet të dorëzojë listën e reformave

Greqia pritet të dorëzojë listën e reformave

Greqia duhet të paraqesë sot listën e reformave para huadhënësve ndërkombëtarë, në mënyrë që të sigurojë paketën e shpëtimit.

Nëse reformat miratohen nga kreditorët, Greqisë do t’i zgjatet për katër muaj paketa e ndihmës.

Analistët thonë se kolapsi i marrëveshjes do të ringjallte frilkën për daljen e Greqisë nga Eurozona.


Ministri i Shtetit të Greqisë, Nikos Pappas, ka thënë se lista do të përfshijë masa për trajtimin e evazionit fiskal dhe për modernizimin e shërbimit civil. /Telegrafi/