LAJMI I FUNDIT:

Greqi, protestuesit ”zënë” Ministrine e Financave

Greqi, protestuesit ”zënë” Ministrine e Financave

Tension në Greqi një ditë pasi qeveria deklaroi për masat e reja shtrënguese të qeverisë së Papandreut që kanë si qëllim të ulin defiçitin buxhetor të vendit. 300 manifestues të frontit të sindikatës komuniste Pame kanë zënë godinën e ministrisë së Financave në shenjë proteste. Protestuesit kanë arritur të hyjnë në godinë në mëngjes.

Disa protestues kanë hipur në tarravë dhe kanë vendosur një parullë ku shkruhej “"Hiqni dorë që masat të mos aplikohen”. Manifestues të tjerë kanë ndaluar nëpunësit të hyjnë në ministri.

Masat e reja, që kanë si qëllim të kursejnë 6.5 miliard euro, përfshijnë edhe një ngrirje të rritjes së pensioneve, një rritje të taksave mbi vlerën e shtuar dhe uljen e pagave të punojësve të shërbimit civil.

Qeveria greke shpalli të mërkurën masa të rrepta ekonomike, që përbëjnë ndërhyrjen e saj të tretë që kur u mësua niveli i vërtetë i krizës së borxheve të Greqisë.


Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, i vlerësoi këto masa, duke thënë se ato janë të rëndësishme për stabilitetin e të gjithë eurozonës.

Greqia duhet të ulë defiçitin për të shlyer urgjentisht një pjesë të borxhit në muajin prill. Kryeministri Jorgo Papandreu e krahasoi krizën e buxhetit, të cilën po përjeton vendi me situatën e një kohe lufte dhe tha se Greqia ishte në prag të falimentimit.

Bashkimi Evropian i ka bërë presion Athinës që të marë masa shtrënguese shtesë për të përmirësuar gjendjen e financave.

Sindikatat kanë zhvilluar greva kundër planeve të qeverisë dhe ministri i ekonomisë ka paralajmëruar që këto masa të jenë të drejta nga ana sociale.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori