LAJMI I FUNDIT:

Grekët pro marrëveshjes me kreditorët

Grekët pro marrëveshjes me kreditorët

Sipas një sondazhi të publikuar sot më shumë se shtatë në çdo 10 grekë dëshirojnë një marrëveshje me kreditorët BE dhe FMN duke menduar se ekziston rreziku për dalje nga zona euro për shkak të ngadalësimit të negociatave.

Pyetjes se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin, 71, 9 për qind e të pyeturve u përgjigjën ”një marrëveshje me kreditorët” kundër 23,2 për qind që dëshirojnë një shkëputje me Evropën dhe 4,9 për qind nuk u prononcuan, sipas këtij sondazhi të publikuar në të përjavshmen greke ”To Vima”.

Grekët janë tradicionalisht shumë mbështetës të euros pavarësisht kundërshtimit të tyre ndaj politikës shtrënguese, gjë që është konfirmuar sërish nga ky sondazh.


72,9 për qind shprehen pro euros kundër 20,3 për qind që dëshirojnë një rikthim të dhramisë, ish-monedhës kombëtare.

Për 68,8 për qind të të pyeturve, vendi rrezikon të dalë nga euro kundër 24,1 për qind që mendojnë se nuk ekziston ky rrezik, pas sondazhit të zhvilluar më 21-22 prill me marrjen në pyetje të 1 007 personave në mbarë vendin nga shoqëria ”Kapa Research”.

Negociatat mes Athinës dhe kreditorëve për vazhdimin e dhënies së kredive për vendin ndodhen në vështirësi ndërkohë që vendi po përballet me vështirësi ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori