LAJMI I FUNDIT:

Grekët kanë tërhequr 10 miliardë euro depozita nga bankat vendore

Grekët kanë tërhequr 10 miliardë euro depozita nga bankat vendore

Aksionet e bankave më të mëdha greke humbën gjashtë deri shtatë për qind të vlerës, ndërsa grekët e pasur i tërheqin paratë dhe i investojnë në llogari në Qipro dhe Luksemburg

Këtë sot e shkruan „Financial Times“ i Londrës, duke bërë të ditur se kursimtarët kanë tërhequr prej katër bankave më të mëdha greke rreth 10 miliardë euro depozit.

Për dy muajt e shkuar nga llogaritë e qytetarëve janë ngritur thuajse pesë për qind e masës së përgjithshme të investimeve të kursyera në Greqi, shkruan gazeta.

„Financial Times“ më tutje shton se në mesin e grekëve të pasur sundon një histeri, meqë kanë frikë që paratë dhe pasuritë t`i ruajnë në vend.