LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka mohon largimin nga Arsenali, dëshiron shiritin e kapitenit

Granit Xhaka mohon largimin nga Arsenali, dëshiron shiritin e kapitenit
Granit Xhaka (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Granit Xhaka ka mohuar çdo lajm për largimin e tij nga Arsenali këtë verë, me mesfushorin shqiptar që shpreson ta trashëgojë shiritin e kapitenit të Topçinjve.

Reprezentuesi zviceran është pjesë e klubit nga Emirates Stadium që nga viti 2016.

Gjatë tre sezoneve, ai ka zhvilluar mbi 100 paraqitje dhe ka qenë i titullar i rregullt nën drejtimin e Arsene Wenger dhe të Unai Emery.


Disa media zvicerane pohojnë se Interi është në bisedime me Xhakën, gjë që mohohet nga mediat italiane
Lexo po ashtu Disa media zvicerane pohojnë se Interi është në bisedime me Xhakën, gjë që mohohet nga mediat italiane

Xhaka ka qenë i kritikuar për temperamentin e tij, pas ndëshkimeve të shpeshta me kartonë, ndërkohë që një largim nga veriu i Londrës tani është diskutuar.

Xhaka është njëri nga lojtarët e preferuar të Arsenalit (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Xhaka ka mohuar diçka të tillë pasi ka një marrëveshje afatgjatë me Arsenalin dhe është i lumtur ta përmbush atë.

I pyetur nga gazeta zvicerane Blick nëse ka ndërmend të largohet në afatin kalimtar veror, Xhaka tha: “Jo nuk e di”.

Sa i madh është Granit Xhaka – i ftoi lojtarët e dëshpëruar të Arsenalit për t’i përshëndetur fansat që kishin udhëtuar, shumë e duan tani si kapiten
Lexo po ashtu Sa i madh është Granit Xhaka – i ftoi lojtarët e dëshpëruar të Arsenalit për t’i përshëndetur fansat që kishin udhëtuar, shumë e duan tani si kapiten

“Kam një kontratë katërvjeçare, e kam nënshkruar vetëm vitin e kaluar, jam i lumtur aty, edhe familja ime gjithashtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Pyetja nëse dëshiron të bëhet kapiten nëse ai mbetet me Topçinjtë, Xhaka shtoi: “Do të ishte me siguri pika në i”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori