Tifozët e Arsenalit kanë pohuar se Granit Xhakës iu desh t'i thërrasë shokët e tij të skuadrës që t’i duartrokasin tifozët e tyre që kishin udhëtuar, pas disfatës së tmerrshme në finalen e Ligës së Evropës.

Topçinjtë u poshtëruan nga Chelsea pasi humbën 4-1 në Baku.


Skuadra e Arsenalit nuk mund të priste të dilte nga fusha - para se Xhaka t'i tërhiqte ata për t’i duartrokitur përkrahësit e tyre, shkruan The Sun.

GettyImages 1152469558 Granit Xhaka duke i përshëndetur fansat e Arsenalit. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Një tifoz shkroi në Twitter: "Fakti që Xhaka shkoi për t’i thirrur lojtarët për të duartrokitur tifozët për shkak se ata kishin udhëtuar larg është e turpshme për të tjerët”.

"Unë kam respekt ndaj Xhakës, i cili i ftoi çdo njëri prej lojtarëve të kthehet për duartrokitje ndaj tifozëve që kishin udhëtuar. Respekt , nuk u larguar nga fusha pa u përshëndetur me tifozët që kanë paguar nga 1000 euro", shkruan një tjetër.

GettyImages 1152479014 1 Granit Xhaka . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Ndërsa një tjetër shtoi:  "Nëse nuk do të ishte Xhaka, skuadra e Arsenalit do të ishte larguar nga Baku pa i falënderuar tifozët që udhëtuan. Kjo është e turpshme".

Një tjetër deklaroi: "Granit Xhaka, i vetmi që i ndaloi të gjithë të tjerët që ishin duke u larguar nga fusha dhe u tha atyre që të shkonin te tifozët".

GettyImages 1152480032 1 Granit Xhaka . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

"Sezoni tjetër Xhaka duhet të jetë kapiten, ka përvojë se është kapiten me Zvicrën dhe është një udhëheqës natyror. Jo vetëm këtë, pasi ai është i pasionuar dhe respekton tifozët", thuhet në një nga reagimet e tifozëve të Arsenalit.

Londinezët mund ta kenë humbur finalen, por siç duket tifozët kanë fituar një lider të ri. /Telegrafi/  

telegrafi sport app