LAJMI I FUNDIT:

Google largon 4000 njerëz nga Motorola!

Google largon 4000 njerëz nga Motorola!

Google është duke planifikuar të shkurtojë rreth 4.000 vende të punës në Motorola Mobility, si dhe të mbyll ose të konsolidojë një të tretën e 90 lokacioneve të Motorola-së. Ky ri-strukutrim do t’i kushtojë kompanisë rreth 275 milionë dollarë.

Zvogëlimi i numrit të punëtorëve në njësinë e saj të re të biznesit të blerë së fundmi, përfaqëson rreth 20 për qind të të punësuarve nga gjithsejt 20.000 sa ka Motorola.

Duke analizuar biznesin e saj të ri, Google ka thënë se Motorola Mobility ka humbur para në 14 nga 16 tremujorët e kaluar. Ndryshimet janë të destinuara për ta bërë këtë njësi biznesi fitimprurëse.

Përveç reduktimit të vendeve të punës, Google do të zhvendoset fokusin e Motorola- së nga telefonat e thjeshtë wireless, në prodhimin e pajisjeve më fitimprurëse. / Telegrafi /