LAJMI I FUNDIT:

GM merr mbështetje për planin e shpëtimit

GM merr mbështetje për planin e shpëtimit

Gjigandi amerikan i prodhimit të makinave, General Motors, njoftohet të ketë arritur një marrëveshje me shumicën e pronarëve të bonove.

Ky është një zhvillim që pritet të lehtësojë ristrukturimin masiv të kompanisë.

Afati skadon të hënën për prodhuesin më të madh të makinave, një afat ky i vendosur nga administrata Obama për të ndrequr kompaninë.

General Motors aplikon mbrojtje nga falimentimi si pjesë e një plani të mbështetur nga qeveria për ta shpëtuar kompaninë nga likuidimi.


Ky proces mori një përkrahje nga shumica e pronarëve të bonove që vendosën që të realizohet marrëveshja.

Në këmbim të kësaj, ata do të marrin të paktën 10 për qind të një kompania më të vogël, siç pritet të dalë nga ristrukturimi General Motors.

Qeveria pritet të marrë marrë më shumë se 70 për qind të aksioneve, duke paguar kështu faturën e falimentimit më të madh të një kompanie në historinë e industrisë së Shteteve të Bashkuara. /bbc/