LAJMI I FUNDIT:

GM i jep kinezëve marken Hummer

GM i jep kinezëve marken Hummer

Shoqëria kineze Sichuan Tengzhong do të marrë marken Hummer të General Motors.

Kështu konfirmon kompania amerikane në Detroit, që ka firmosur një marrëveshje paraprake me kompaninë aziatike.

Menaxhimi i Hummer, gjithsesi do të qendrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Termat financiare të paktit janë ende në diskutim e sipër dhe nuk do të bëhen publike.