LAJMI I FUNDIT:

GM edhe pak javë nga falimentimi

GM edhe pak javë nga falimentimi

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhe, Robert Gibbs deklaroi se gjiganti amerikan i industrisë së automobilave, “General Motors Corp” duhet të marrë disa vendime të vështira në lidhje me biznesin, por ka ende disa javë kohë për të vendosur nëse shpallja e falimentimit është e nevojshme.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtyp, pasi “GM” bëri publike planet për shkëputjen e bashkëpunimit me rreth 1600 agjentë shitjesh.

Ndërkohë kompania po përpiqet të shkurtojë miliarda dollarë nga shpenzimet operative dhe borxhet, para shpalljes se mundshme të falimentimit deri në fund të muajit nëse do të jetë e nevojshme. /Telegrafi/tch/