LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari Bega tregon tre shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë (Video)

Gjyqtari Bega tregon tre shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në Kosovë (Video)

Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ka thënë se numri i lëndëve në gjykata është aq i lartë sa është e pamundur për t’i kryer të gjitha.

“Lëndet e aksidenteve, ato që paraqesin rrezik, lëndët me prioritet, pjesa dërmuese janë kryer”, ka thënë ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Gjyqtari Bega, ka treguar se sipas statistikave shumica e aksidenteve ndodhin për shkak të shpejtësisë.


“Aksidentet më të shpeshta ndodhin për shkak të shpejtësisë. Pastaj, mos sinjalizimi në kthesa nga ana e shoferëve, dhe e treta gjendja teknike e automjeteve”, ka deklaruar ai, duke hedhur akuza në drejtim të instruktorëve të auto-shkollave për pikën e tretë, se shoferët nuk po aftësohen si duhet.

“Ka shumë raste që po ndodhin aksidente për shkak të mos dhënies së sinjalit nga ana e shoferëve, dhe për këtë dyshoj se auto-shkollat po i mësojnë si duhet të jepet sinjalizimi nëpër kthesa”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Bega ka thënë se nuk është i kënaqur që policia të vendos për aksidentet edhe në shkallën e parë edhe të dytë.

“Nuk jam i kënaqur që për aksidentet të vendosin organet e kundërvajtjes apo policët, në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë”, ka thënë Dalip Bega, gjyqtar në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori