Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, fajësoi një gjyqtar të Gjykatës së Qarkut, i cili pezulloi urdhrin e rishikuar të udhëtimit, dhe e akuzoi atë për “humbje të paparë të ekuilibrit gjyqësor”.
Gjykatësi Derrick Watson lëshoi vendimin për bllokimin e urdhrit të mërkurën vonë, vetëm pak orë para se ai të hynte në fuqi. Gjykatësi tha se ka gjasa të mëdha që urdhri të jetë jokushtetues dhe të shkaktojë “dëme të pariparueshme” për shtetin e Havajit dhe qytetarët e tij.
Ka qenë e paraparë që me urdhrin ekzekutiv t’iu ndalohet hyrja përkohësisht në SHBA qytetarëve të gjashtë vendeve më shumicë myslimane. Urdhri është dashur të hyjë në fuqi më 16 mars.
Trump tha se pezullimi i urdhrit, të krijuar për të mbajtur “terroristët jashtë vendit”, e bën Amerikën të dukët e dobët.
Trump u zotua se do ta luftojë vendimin e gjykatësit dhe se do ta dërgojë atë në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme. “Do ta fitojmë betejën ligjore”, tha ai në një tubim në shtetin Tenesi.
“Kushtetuta i jep presidentit fuqinë për të pezulluar migracionin, kur ai vlerëson se është në interesin kombëtar të vendit tonë”, tha Trump.
Urdhri i pezulluar, i nënshkruar më 6 mars, ka qenë rishikim i urdhrit fillestar të Trumpit, të nënshkruar më 27 janar, i cili ka ndaluar vizitorët nga shtatë vende me shumicë myslimane dhe individë me dokumente valide të qëndrimit dhe viza.
Vendet e prekura në urdhrin e rishikuar janë Irani, Siria, Sudani, Somalia, Libia dhe Jemeni, ndërsa është hequr Iraku. Edhe urdhri i rishikuar, edhe urdhri fillestar u kanë ndaluar hyrjen në SHBA të gjithë refugjatëve.
Gjykatësi i Havajit, i cili është emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, tha se argumenti se ndalimi shkel Amendamentin e Parë të Kushtetutës për mbrojtje kundër diskriminimit fetar, pritet të ketë sukses në gjykata.
“Vëzhguesi objektiv do të konstatojë se urdhri ekzekutiv është lëshuar me qëllim që të diskreditojë një fe të caktuar”, tha gjykatësi Watson. Ai shtoi se duke sulmuar gjashtë vende të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, sulmohet edhe Islami, sepse popullsia e tyre është myslimane nga 90.7 për qind deri në 99.8 për qind.
Gjykatësi tha se Trump i formëson veprimet e tij mbi me gjuhë fetare dhe përmendi një intervistë të marsit 2016, në të cilën Trump ka thënë: “Mendoj se Islami na urren”.
Vendimi i gjykatësit Watson është i përkohshëm, derisa të dërgohen argumente të tjera më të gjera përpara gjykatës së tij. Urdhri i rishikuar është sfiduar edhe në disa shtete të tjera.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, tha se ndalesa është e nevojshme për të përmirësuar verifikimin e njerëzve që hyjnë në SHBA dhe për të parandaluar sulmet terroriste. Ai tha se nuk ka dyshim se ajo do të vërtetohet nga gjykatat më të larta. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare