LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vendos burg pa afat për shoferin grek

Gjykata vendos burg pa afat për shoferin grek

Gjykata e Fierit vendosi të enjten burg pa afat për shoferin grek Tomas Tsogas, pakujdesi e të cilit shkaktoi incidentin tragjik në zonën e Ballshit ku humbën jetën 9 persona, mes tyre edhe një 13-vjeçare dhe u plagosën 40 të tjerë.

Shoferi grek u arrestua një ditë më parë pasi ishte në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e Fierit. Udhëtarët e plagosur e fajësuan atë për pakujdesi dhe shkaktim të aksidentit. /Telegrafi/