LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Albin Kurti nuk mund të sjell demokraci në Maqedoni (Video)

Gjorçev: Albin Kurti nuk mund të sjell demokraci në Maqedoni (Video)

Pas deklarateve nacionaliste kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në Maqedoni, deputeti Vllatko Gjorçev ka folur për demokracinë në Maqedoni duke theksuar se ai nuk pret që demokraci në Maqedoni të sjell Albin Kurti, ish-kreytar dhe deputet i Vetëvendosjes në Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjorçev me retorikë nacionaliste për shqiptarët dhe gjuhën shqipe në Maqedoni (Video)
Lexo po ashtu Gjorçev me retorikë nacionaliste për shqiptarët dhe gjuhën shqipe në Maqedoni (Video)

”Maqedonia dhe Ballkani janë në një vend specifik. Unë nuk mund të pranoj që demokraci në Maqedoni të sjell Albin Kurti, i cili erdhi këtu në shesh për të na treguar demokraci. Albin Kurti, të nderuar zotërinj, i cili erdhi këtu në sheshin e Shkupit, erdhi këtu për të na sjellë ”Revolucionin Laraman”. Albin Kurti në dokumentet e partisë së tij në Kosovë nuk shkruan ”Marrëveshja e Ohrit” dhe më shumë të drejta njerëzore, por qartë, e zeza në të bardhë shkruan qartë, lëvizja e madhe shtetërore. Nuk thotë vetëm pavarësi për Kosovën por thotë ribashkim që e prek edhe Republikën e Maqedonisë, ribashkim që e prek kryeqytetin e Maqedonisë, ribashkim që e prek Kumanovën, ribashkim që e prek Kërçoven dhe shumë fshatra tjerë të Maqedonisë. Të nderuar të pranishëm, Albin Kurti nuk mund të sjell demokracinë e tij në Maqedoni.” tha deputeti Gjorçev, i cili edhe më herët ka ngacmuar tema etnike nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori