LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev me retorikë nacionaliste për shqiptarët dhe gjuhën shqipe në Maqedoni (Video)

Gjorçev me retorikë nacionaliste për shqiptarët dhe gjuhën shqipe në Maqedoni (Video)

Afrohen zgjedhjet dhe trendi i shfaqjes së nacionalizmit nga politikanët sa vjen e rritet, gjë që ndodh në 3 cikluset e zgjedhjeve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë herë temë është gjuha shqipe dhe zyrtarizimi i saj. Deputeti i OBRM-PDUKM-së qeveritare ka shfrytëzuar raportimin e kryeprokurores Speciale Katica Janeva për të shpërndarrë urrejtje nda shqiptarëve duke thënë ” OBRM-PDUKM-ja në zgjedhjet e 11 dhjetorit duhet të fitojë 62 mandate deputetësh që të pengojë koalicionimin e mundshëm të LSDM-së me partitë shqiptare BDI dhe PDSH të cilat synojnë federalizmin e Maqedonisë dhe që në komunat Tetovë, Butel, Gazi Babë, Kërçovë vetëm gjuha shqipe të jetë zyrtare.” tha mes tjerash Vllatko Gjorçev, i cili njihet për retorikat nacionaliste./Telegrafi/


Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)
Lexo po ashtu Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)

https://www.youtube.com/watch?v=KrPEcwythuk

Milenko sulmon keq Zaevin, shkak gjuha shqipe (Foto/Video)
Lexo po ashtu Milenko sulmon keq Zaevin, shkak gjuha shqipe (Foto/Video)