LAJMI I FUNDIT:

Milenko sulmon keq Zaevin, shkak gjuha shqipe (Foto/Video)

Milenko sulmon keq Zaevin, shkak gjuha shqipe (Foto/Video)

Gazetari kontraverz Milenko Nedelkovski ka vazhduar të shpërndajë urretje për shqiptarët duke i quajtur plehra dhe fis, duke aluduar në fiset e mesjetës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)
Lexo po ashtu Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)

Nedelkovski tani e ka komentuar premtimin e kryetarit të LSDM-së i cili tha se gjuha shqipe do të jetë zyrtare në Maqedoni nëse ai vjen në pushtet nga zgjedhjet e 11 dhjetorit.


”Të them sinqerisht, mua nuk më befasojnë deklaratat e Zaevit për dygjëhësi në Prilep. Ai mendon se atje ka tokë pjellore! Ai ”Korzon” e ka quajtur Shkupi (u’a dha fisit).
Shkupi që më herët ata e quanin Albarsa (dmth Barcelonë shqiptare) kurse më herët ishte quajtur Slloga Jugomagnat.
Udhëheqësi i Korzos i ka harruar të gjithë viktimat të gjithë të vdekurit nga konflikti i vitit 2001.”

Përndryshe, Milenko më herët ka thënë se i shumëzon shqiptarët me 0, njejtë si homoseksualët dhe romët./Telegrafi/