Gjithmonë keni dashur të flisni me ta: Sa fjalë mund të kuptojë vërtet një qen

Edhe pse nuk mund të flasin, qentë kuptojnë shumë nga ato që u thonë njerëzit
Ata madje kuptojnë disa fjalë dhe fraza për të cilat jeni absolutisht të bindur se nuk e kanë idenë se çfarë kuptimi kanë. Ata dinë më shumë nga sa mendojmë ne.
Megjithëse fjalori i qenve nuk është aq i madh sa yni, një studim i ri tregon se qeni mesatar mund t’u përgjigjet vazhdimisht 89 fjalëve ose frazave, transmeton Telegrafi.
Pothuajse gjysma e këtyre fjalëve janë urdhërime, si “ulu” apo “ndalo”, por kuptohen edhe disa fjalë të përgjithshme, si “prit”, si dhe emra si “shpërblim”.
Është përcaktuar se qentë më të stërvitur në të vërtetë u përgjigjen më shumë se 200 fjalëve specifike, që është afërsisht e barabartë me fjalorin e një fëmije dyvjeçar.
A ndryshojnë rezultatet nga raca në racë?
Ndërsa raca dhe statusi i trajnimit të një qeni (për shembull, një qen policie) duket se ndikojnë në volumin e fjalorit të qenit, mosha dhe karakteristikat e pronarit nuk ndikuan në listë.
Por ç’të themi për qenin mesatar të përkëdhelur?
Duke përdorur një sondazh në internet, autorët e studimit aktual u kërkuan pronarëve të qenve të raportonin se si kafsha e tyre është përgjigjur ndaj 172 fjalëve dhe frazave.
Gjithmonë ekziston rreziku me këtë lloj hulumtimi që pronarët të mbivlerësojnë kuptimin e kafshës së tyre. Por hulumtimi i mëparshëm mbi këtë test të fjalorit specifik mes foshnjave ka zbuluar se prindërit e kuptojnë fëmijën e tyre më mirë se një vëzhgues i trajnuar, kështu që e njëjta gjë mund të zbatohet edhe për kafshët shtëpiake.
Pronarëve të qenve në sondazhin aktual iu kërkua të vlerësonin përgjigjen e qenve të tyre ndaj fjalëve dhe frazave të caktuara në një shkallë nga zero në pesë.
Një pikë zero do të thotë që qeni i tyre nuk i është përgjigjur kurrë në mënyrë specifike ose të vazhdueshme një fjale ose fraze. Ndërsa rezultati prej pesë pikësh nënkuptonte që qeni e bënte atë shpesh, edhe kur fjalët thuheshin në vende të ndryshme, me tone të ndryshme dhe nga njerëz të ndryshëm.
Kishte gjithsej dhjetë fjalë ose fraza që njiheshin në mënyrë specifike nga më shumë se 90 për qind e të gjithë qenve.
Këto fjalë dhe fraza të zakonshme përfshinin emrin e qenit, si dhe “ulu”, “eja”, “qen i mirë”, “poshtë”, “qëndro”, “ndal”, “jo” dhe “lëre atë”. Në të kundërt, vetëm disa qen ishin në gjendje t’u përgjigjeshin vazhdimisht dhe konkretisht frazave dhe fjalëve të tilla si “fshini këmbët”, “pëshpëritni”, “me zë të lartë” si dhe emrat e shëtitësve të qenve, kujdestarëve ose lukunive.
Gjithmonë ekziston mundësia që qentë në sondazh të përfshijnë gjeste njerëzore dhe informacione të tjera kontekstuale në kuptimin e fjalëve të caktuara. Për më tepër, meqenëse shumë prej këtyre qenve i janë nënshtruar trajnimit në bazë të bindjes, ekziston mundësia që një qen plotësisht i patrajnuar të ketë një fjalor prej më pak se 89 fjalësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Arsyeja pse disa meshkuj e kanë të vogël…atë mikun

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Shtatë kafshët më 'romantike' në botë

Çka na shtyn të bëjmë dashuri?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës