E pranoni apo jo, të gjithë e keni matur, ndërkohë që ende nuk e dini se a është mjaft i madh apo jo…? Përgjigjja është në vijim.
Djelmoshat dhe meshkujt e rritur pranojeni. Të gjithë e keni matur. Me siguri kur keni qenë të rinj, kur për herë të parë keni vërejtur se si ngrihet dhe rritet. Mbase e keni bërë më vonë, kur keni parë që të gjithë, pos jush, e kanë të madh. Apo e kundërta, kur e keni kuptuar se jeni Guliveri midis shkurtabiqëve. Për çka e kemi fjalën? E po e dini…
Të gjithë meshkujt e masin
Në moment të caktuar të jetës pothuajse secili mashkull e mat gjatësinë e penisit, si garanci që me të është çdo gjë në rregull.
Shumica e meshkujve tërë jetën mbajnë në mend gjatësinë e penisit të tyre. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se si meshkujt, në bisedë me moshatarët e tyre, penisit të tyre i shtojnë edhe ndonjë centimetër më shumë.
“Eh… nuk e di saktë, diku midis 16 e 18 centimetra…”,- ndërkaq në brekë në të vërtetë fshihet penisi 15 centimetra.
Por edhe kjo është më e madhe se mesatarja. Kjo është e vërtetë, gjatësia mesatare e penisit në ereksion është nga 12.9 cm deri në 14.5 cm, ndërsa gjatësia mesatare e penisit të mashkullit në gjendje të butë është 8.5 cm.
A është vërtet madhësia e rëndësishme? Për disa femra është, ndërsa për disa jo. Meqë nuk ka kuptim të bisedojmë më shumë, t’i shohim faktet.
Çka mendojnë femrat?
Në hulumtim, femrat janë pyetur se a janë gjatësia dhe vëllimi i penisit më të rëndësishëm se seksi.
18% kanë thënë se madhësia është shumë e rëndësishme, 22% kanë thënë që më me rëndësi është trashësia, 57% kanë thënë që madhësia pothuajse është e parëndësishme, 53% kanë qenë për trashësinë.
25% kanë thënë që madhësia e penisit në seks nuk ka kurrfarë roli, ndërsa përqindje e njëjtë e femrave kanë qenë për vëllimin.
Pra, studimi nuk ka përcaktuar madhësinë e saktë të penisit, sepse për disa femra penisi i përshtatshëm është ai i gjatësisë mesatare.
Sido që të jetë, më shumë se gjysma e femrave të anketuara thonë që madhësia luan rol të vogël në seks.
Saktësi të hulumtimit mbi gjatësinë e dëshirueshme të penisit nuk ka, me siguri për shkak se femrat nuk kanë ndonjë “gjatësi të plotë” dhe me rëndësi u është vëllimi. Kështu së paku konstaton hulumtimi.
Prandaj, meshkuj nëse në pantallona nuk keni “pasuri të madhe” nuk është kurrfarë tragjedie.
Në të vërtetë, femrat në dashuri i kushtojnë më shumë kujdes faktorëve të tjerë, ndërkaq në mesin e tyre me siguri nuk ndodhet në rend të parë madhësia e penisit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Dy shenja të horoskopit që gëzohen gjithmonë me lumturinë e të tjerëve

Gjashtë gabime që i bëjnë hajdutët të kuptojnë menjëherë se nuk jeni në shtëpi

Historiku i racës së qenit Molos

Njerëzit e lindur nën tre shenja sillen të ftohtë, por në fakt janë të ndjeshëm

Për të pastruar ajrin...mendojnë lulet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut