LAJMI I FUNDIT:

Gjithë sasia e Xiaomi Mi Note shitet për tre minuta

Gjithë sasia e Xiaomi Mi Note shitet për tre minuta

Para pak ditësh është thënë se Xiaomi Mi Note ka filluar shitjet me paraporosi dhe se kërkesat e përdoruesve ishin të larta, ndërsa tani është thënë se e gjithë sasia në dispozicion e këtij telefoni është shitur brenda pak minutash, pasi që telefoni është vënë në dispozicion për shitje.

Kompania kineze nuk ka njoftuar se sa njësi të Xiaomi Mi Note janë shitur, edhe pse ajo që ata kanë thënë është se e gjithë sasia është shitur për vetëm 3 minuta.

Xiaomi Mi Note do të jetë në dispozicion sërish më 3 shkurt, dhe sasia e tyre pritet të shitet shumë shpejtë.

Në mars, kompania do ta lansojë edhe një version të ri të pajisjes së saj mobile, përkatësisht Xiaomi Mi Note Pro e cila do të ketë specifika më të avancuara.


Pajisja e re e Xiaomi pritet të jetë shumë e famshme sidomos në Kinë, pasi që e njëjta ofrohet me specifika të mira për një çmim të arsyeshëm, përkatësisht me kosto që fillon prej 370 dollarë. (Telegrafi)