LAJMI I FUNDIT:

Gjilani reagon për ndodhitë pas ndeshjes: Këto ngjarje nuk e zbehin fitoren tonë

Gjilani reagon për ndodhitë pas ndeshjes: Këto ngjarje nuk e zbehin fitoren tonë

SC Gjilani ka lëshuar një reagim për media pas ngjarjes së djeshme ku pas ndeshjes me Prishtinën u sulmua kryetrajneri i kryeqytetasve Armend Dallku nga Policia e Kosovës.

Dallku kishte shkuar për të kërkuar shpjegim nga gjyqtarët për kartonin e kuq të Visar Bekajt, por atij dhe disa futbollistëve i është hedhur sprej nga Policia e Kosovës.

Klubi bardhekuq ka lëshuar një komunikatë ku fillimisht thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat për organizimin e mirë të ndeshjes.


Në komunikatën e klubit gjilanas thuhet se trajneri i Prishtinës, Armend Dallku gjatë gjithë ndeshjes kishte fyer gjyqtarët.

Ndër të tjera SC Gjilani ka zbuluar edhe se pas ndeshjes një zyrtar i FC Dritës ka tentuar ta sulmoj një zyrtarë të FC Prishtinës.

Më poshtë e keni reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje të SC Gjilanit:

REAGIM

SC Gjilani në kuadër të javës së XXIX të Ipko Superligës së Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura lidhur me organizimin e ndeshjes kundër KF Prishtinës.Janë njoftuar organet e sigurisë dhe është kërkuar numër i duhur i zyrtarëve policorë për të menaxhuar rrjedhen e ndeshjes, poashtu edhe zyrtarët policorë të angazhuar nga FFK kanë qenë prezent në takim.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes ka pasur reagime të vazhdueshme nga banka e KF Prishtinës ndaj vendimeve të arbitrave të ndeshjes.Sidoqoftë ndeshja ka qenë e karakterizuar me lojë të fortë nga të dy ekipet.

Me të përfunduar ndeshja, shumë lojtarë dhe antarë të stafit teknik janë vërsulur në drejtim të gjyqtarëve të cilët ishin marrë në mbrojtje nga zyrtarët policorë të Njësisë Speciale ( të angazhuar nga FFK).
Zyrtarët Policor kanë përdorur sprejin për të ndaluar sulmin ndaj gjyqtarëve.
Asnjë zyrtar apo lojtar i SC Gjilanit nuk ka qenë i përfshirë në këto incidente dhe ne si klub nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për ngjarjet e ndodhura me këtë rast. Gjithashtu vlenë të theksohet se edhe zhveshtoret janë dëmtuar pas ndeshjes.

Zyrtarët e SC Gjilanit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për qetësimin e situatës. Ky incident në asnjë mënyrë nuk është incident në mes të SC Gjilanit dhe KF Prishtinës.
Në fund kur zyrtarët dhe lojtarët e KF Prishtinës janë nisur nga Stadiumi “Agim Ramadani-Katana”, ka ndodhur edhe një incident ku sipas informatave nga Policia e Kosovës, një zyrtarë i KF Dritës ka tentuar të sulmoj një zyrtarë të KF Prishtinës. Kjo ka ndodhur jashtë stadiumit.

SC Gjilani i fton organet e FFK-së dhe organet tjera shtetërore që këtë ngjarje ta zbardhin deri në fund dhe akterët të marrin dënimet e merituara.

Duam të theksojmë se ngjarjet në fund të takimit nuk e zbehin fitoren tonë. 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori