LAJMI I FUNDIT:

Gjermania shënon një rënie të papunësisë

Gjermania shënon një rënie të papunësisë

Gjermania ka pësuar një rënie të shkallës së papunësisë në muajin tetor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 7,7 për qind, nga 8 që ishte në muajin shtator.

Agjencia Federale e Punës në Gjermani, ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji janë 3,2 milionë njerëz të pa punë, 118 mijë më pak se në shtator.

Agjencia ka vënë në pah se rënia e shkallës së papunësisë është tregues i mëkëmbjes së ekonomisë gjermane.