LAJMI I FUNDIT:

Gjermania me rritje të qëndrueshme ekonomike

Gjermania me rritje të qëndrueshme ekonomike

Pesë të ashtuquajturit të urtët e ekonomisë në Gjermani presin edhe më tej një rritje të qëndrueshme ekonomike për Gjermaninë, megjithëse ritmet e rritjet do të jenë më të ngadalta.

Produkti i Brendshëm Bruto këtë vit do të rritet me 3.7 për qind ndërsa vitin e ardhshëm me 2.2 për qind, shkruajnë anëtarët e këshillit të ekspertëve për vlerësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, në ekspertizën e tyre vjetore të paraqitur sot në Berlin.

Sipas kryetarit të Këshillit të Ekspertëve, Wolfgang Franz, qeveria gjermane mund të sigurojë vazhdimin e rritjes duke vendosur piketat e duhura. Këto janë hartimi i rregullave institucionale për eurozonën, reforma e tregjeve financiare kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe konsolidimi i buxheteve publike.

"Nga njëra anë tendenca pozitive e rritjes në ekonominë gjermane ofron mundësinë për një rritje të qëndrueshme edhe pse me ritme të ulëta, dhe së dyti qeveria gjermane mund t’i forcojë këto shanse me politikën e saj ekonomike", tha Franz. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori