Shumë sipërmarrje në Gjermani kërkojnë me urgjencë punonjës të kualifikuar. Qytetarët nga vendet jashtë BE do ta kenë më të lehtë të jetojnë dhe punojnë në këtë vend në të ardhmen. Parashikohen lehtësime nga viti 2023.
Qeveria gjermane do ta hapë më shumë tregun e punës për fuqinë e kualifikuar punëtore nga shtetet jashtë BE. Këtë e parashikon drafti për reformimin e ligjit të migracionit që do të miratohet në vitin 2023. Parashikohet ndër të tjera të jepet një “kartë e shanseve” mbi bazën e një sistemi pikësh për kërkim të punës në Gjermani.
Tek kriteret për kartën e shanseve do të hyjnë kualifikimi, njohuritë gjuhësore, përvoja e punës dhe lidhja me Gjermaninë. Po ashtu thuhet se do të dotë krijohet mundësia e një punësimi dyjavor për ata që kanë “potencial të mirë”.
Mungesë e madhe e fuqisë së kualifikuar punëtore
“Gjermania ka nevojë për forca të kualifikuara për të qenë e suksesshme nga ana ekonomike”, sipas ministrit gjerman të Punës, Hubertus Heil.
Përveç mobilizimit të fuqisë punëtore të brendshme do të nevojitet “më shumë fuqi punëtore e ardhur nga jashtë”.
Ajo që vlen është “të përfitojme kokat e mençura, dhe duart ndihmëse për tregun tonë të punës”, ka theksuar socialdemokrati Heil.
Sipas një studimi të porositur nga Ministria e Punës, boshllëku i fuqisë së kualifikuar punëtore mes nevojës së re të krijuar dhe ofertës pritet të rritet deri në vitin 2026 në 240.000 persona, kjo sidomos për arsye demografike.
Sipas qarqeve qeveritare në Berlin, të kualifikuarve nga shtetet e treta do t’u lehtësohet imigrimi për punë edhe pa njohjen formale të diplomës apo arsimimit të caktuar. Kush ka të paktën një përvojë dy vjeçare në punë dhe ka përfunduar universitetin apo shkollimin profesional, atij duhet t’i jepet mundësia për të pasur një punë në një sektor jo të përcaktuar nga rregulla të forta.
Diplomimi nuk ka nevojë të njihet në Gjermani, kjo do të lehtësonte punësimet. Ndërsa për sektorë me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore mendohet të lejohet “udhëtimi i kufizuar i disa kontigjenteve” dhe kjo “pavarësisht nga kualifikimi”.
Po ashtu do të duhet të vijnë më shumë të rinj nga vendet jashtë BE për shkollim profesional në Gjermani. Për këtë mendohet të hiqet verifikimi prioritar për hyrjen në Gjermani për shkak të shkollimit. Kështu Agjencia Federale e Punës nuk do të duhet të vërtetojë më që me këtë kërkesë nuk spostohet një aplikues vendas. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës