LAJMI I FUNDIT:

Gjermania, jep dritën e gjelbër planit për ndihmë financiare të Greqisë

Gjermania, jep dritën e gjelbër planit për ndihmë financiare të Greqisë

Qeveria gjermane i ka dhënë në një takim të veçantë dritën e gjelbër planit për ndihmën financiare për Greqinë. Tanimë pritet vetëm vendimi i Bundestagut dhe i Këshillit të landeve për vënien në dispozicion në tri vitet e ardhshme të kredive me një volum prej 22,4 miliardë eurosh.

Parlamenti dhe këshilli i landeve synojnë ta mbyllin procedurën ligjore deri të premten me një procedurë të përshpejtuar. Kreditë e emergjencës për Greqinë do të stabilizojnë euron në tërësi, është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel pas mbledhjes së qeverisë gjermane:

"Premisa për një ligj të tillë u krijua nga një ultima ratio, një situatë emergjence, kur Greqia praktikisht nuk kishte më akses në tregjet finaciare dhe nga kjo situatë do të kishte pasoja stabiliteti i euros. Reagimi ynë në formën e ligjit nuk do të thotë vetëm ndihmë për Greqinë, por edhe stabilizim të euros, me këtë ndihmojmë edhe njerëzit në Gjermani."

Gjithsej vendet e Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar do t’i japin Greqisë kredi me një vëllim prej 110 miliardë eurosh. Kreditë gjermane vijnë nga Banka Gjermane për Rindërtim (Kfw) dhe garantohen nga federata.


Ligji përkatës mund të miratohet me shumicën, që koalicioni konservatoro-liberal ka në parlament. Partia Socialdemokrate në opozitë ka kërkuar përfshirjen e bankavenë programin e ndihmës për Greqinë .

Të Majtët do të votojnë kundër ndërsa të Gjelbrit u kanë drejtuar thirrje partive parlamentare të bashkohen për një reformim të euros.

Ndërkohë sindikatat greke kanë paralajmëruar greva të sektorëve të ndryshëm në shkallë vendi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

KEK-ut i shtohen edhe 149 punëtorë të rinj

Ekonomi
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori