LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, në dhjetor eksportet shënuan rritje

Gjermani, në dhjetor eksportet shënuan rritje

Eksportet gjermane u rritën më pak nga pritshmëria në muajin dhjetor, por sidoqoftë zgjerimi i tregtar do të japë kontribut të ndjeshëm në raportimin e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e fundit të vitit 2010.

Në normë tremujore eksportet u rritën me 0.5 për qind ndërkohë që importet u reduktuan me 2.3 për qind duke zgjeruar bilancin tregtar në 14 miliardë euro. Në sondazh analistët parashikuan surplusin në 12.1 miliardë euro, rritje me 0.5 për qind të importeve dhe rritje me 1 për qind të importeve.

Pavarësisht se në dhjetor u regjistrua reduktim i porosive industriale dhe reduktim i prodhimit, ritmi i përshpejtimit të ekonomisë së parë të eurozonës është shumë më i lartë kundrejt partnerëve të tjerë europianë.

Rritja e konsumit të brendshëm në gjermani është në fokusin e vendeve të tjera europiane të cilat shpresojnë të rrisin Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe punësimin nëpërmjet eksportit në ekonominë e parë të europës. /Telegrafi/