LAJMI I FUNDIT:

Gjermani, deficiti 17 miliarde euro

Gjermani, deficiti 17 miliarde euro

Për shkak të krizës ekonomiko-financiare, buxheti shtetëror i Gjermanisë në gjysmën e parë të vitit ka rënë thellë në shifra negative. Siç bëri të ditur Enti Federal i Statistikave në Wiesbaden, deficiti arriti 17,3 miliardë euro.

Këto janë rreth 1,5 për qind e produktit të brendshëm bruto. Në këtë mënyrë Gjermania vazhdon ta plotësojë kriterin e deficitit të Paktit Evropian të Stabilitetit. Për të parën herë që prej 2004-ën ranë edhe të ardhurat e federatës, të landeve, të komunave dhe të sigurimeve shoqërore; para së gjithash prej humbjes së taksave.

Nga ana tjetër shtetit iu desh të shpenzonte më shumë për shërbimet sociale dhe subvencionet. Një vit më parë buxhetet e federatës, të landeve dhe të komunave tregonin ende një suficit prej shtatë miliardë eurosh.