LAJMI I FUNDIT:

Gjermani: Bie papunësia

Gjermani: Bie papunësia

Përmirësimi i gjendjes në tregun gjerman të punës ka vazhduar edhe gjatë muajit nëntor.

Numri i të papunëve ra në 2.931 milionë, apo 14.000 më pak sesa në muajin paraprak dhe 284.000 më pak sesa një vit më parë, bëri të ditur Agjencia Federale e Punës në Nyremberg.

Shkalla e papunësisë vazhdon të jetë te 7.0 për qind. Në tetor numri i të papunëve ra për të parën herë që prej rreth dy vjetësh nën kufirin e tre milionëve. /Telegrafi/