LAJMI I FUNDIT:

Gjermanet mbrojnë titullin evropian

Gjermanet mbrojnë titullin evropian

Ekipi i kombëtares gjermane të femrave në futboll ka shënuar fitore bindëse ndaj kombëtares së femrave angleze në finalen e Kampionatit Evorpian në Helsinki.

Gjermanet, ku aktivizohet edhe shqiptarja Fatime Bajramaj, kanë shënuar fitore me rezultat 6-2 duke u bërë kampione evropiane për të katërtën herë radhazi.

Bajramaj u aktivizua në ndeshje në pesë minutat e fundit, kur Gjermania kishte zgjidhur dilemën e fituesit.