Andrea Gebbeken: Nuk heqim dorë nga ekskluziviteti. Aeroporti i Kukësit na dëmton financiarisht.
Koncesionari gjerman është i hapur të nisë negociatat me qeverinë shqiptare, për të parë mundësinë e lejimit të një aeroporti tjetër, përveç atij në Kukës apo në Sarandë.
Megjithatë, TIA shpreh se, në përgjithësi, nuk do të heqë dorë nga ekskluziviteti, pasi dëmton financiarisht aeroportin ndërkombëtar dhe planet e investimit. Për herë të parë, Andrea Gebbeken, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, flet rreth çështjes së monopolit të fluturimeve. Sipas saj, futja në punë e aeroportit të Kukësit nuk është në leverdinë e asnjë pale, kurse sa i takon Sarandës, TIA është e gatshme të marrë përsipër menaxhimin, por edhe për këtë nevojitet shumë punë.
Qeveria shqiptare ka premtuar ndërtimin e një aeroporti në Sarandë dhe gjithashtu fillimin e funksionimit të atij në Kukës, me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit. Madje, janë bërë plane konkrete. Duke qenë se ekziston një marrëveshje koncesioni midis TIA-s dhe qeverisë shqiptare, e cila i jep ekskluzivitetin e aeroportit TIA-s, cili është reagimi juaj në lidhje me këtë çështje?
TIA ka një koncesion 20-vjeçar për menaxhimin e Aeroportit të Tiranës. Kjo marrëveshje koncesioni, e nënshkruar midis TIA-s dhe qeverisë shqiptare, në fakt i jep ekskluzivitetin TIA-s për sa i përket fluturimeve ndërkombëtare tregtare. Gara për koncesionin e kishte opsionin e ekskluzivitetit si i vetmi aeroport në vend, pjesë e të gjithë procesit. Nëse ne do të hiqnim dorë në përgjithësi nga kjo e drejtë, atëherë modeli i biznesit të cilin ne kemi prezantuar për të fituar koncesionin, nuk do të jetë më i qëndrueshëm dhe do të kishim dobësim të konsiderueshëm të kompanisë "Tirana International Airport". Më tej, financimi që TIA mori nga EBRD (BERZH) dhe bankat e tjera do të vihej nën presion.
Gjithsesi ne kemi hyrë në bisedime dhe do t‘i vazhdojmë ato me qeverinë shqiptare mbi pika të caktuara të marrëveshjes së koncesionit dhe do të gjejmë një zgjidhje, e cila do të kënaqë të dyja palët.
Do të hynit në bisedime për amendimin e marrëveshjes në lidhje me çështjet e lartpërmendura?
Qeveria shqiptare na ka vënë në dukje faktin se do të donte të ndërtonte një aeroport në zonën e Sarandës, për të zhvilluar turizmin. TIA dhe aksionerët e saj e mbështesin këtë nismë të qeverisë shqiptare. Duke ndjekur një sugjerim të TIA-s, kompania jonë bashkë me Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil (DPAC) ka kryer një studim në vitin 2007 mbi rajonin verior dhe atë jugor të vendit për të investiguar mbi këtë çështje. Për më tepër, ne i jemi ofruar qeverisë shqiptare në tetor 2008, për ta asistuar në analizimin e fizibilitetit e një aeroporti të mundshëm në zonën e Sarandës. TIA, madje, ka pranuar të mbështesë studimin e fizibilitetit të sugjeruar nga qeveria e Shqipërisë dhe ka pritur vetëm për direktiva përpara se të zgjidhte një kompani të pavarur konsulence për të ndërmarrë analizën. Ne jemi ofruar vazhdimisht për sa i përket kësaj çështjeje qeverisë shqiptare, por progres nuk ka ende.
Ne jemi gati të mbështesim qeverinë shqiptare në dëshirën për të ndërtuar një aeroport në zonën e Sarandës. Ne jemi gati gjithashtu, të diskutojmë dhe aspekte të tjera të marrëveshjes tonë të koncesionit. Por duhet të theksojmë se ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur kompaninë "Tirana International Airport". Ekzistojnë mundësi për negociata dhe ne e kemi siguruar qeverinë shqiptare se jemi të gatshëm për të filluar diskutimet në çfarëdolloj momenti, që ajo do të jetë e gatshme. Ne presim të kontaktohemi shpejt nga qeveria shqiptare, tek e fundit diskutimet janë zhvilluar jo më larg se tetori i vitit 2008.
Pse TIA nuk menaxhon dhe aeroportin e Sarandës apo të Kukësit?
Një nga çështjet që ne i shtruam qeverisë shqiptare, kur filluan diskutimet në lidhje me një aeroport në zonën e Sarandës, ishte fakti se TIA nuk ishte e interesuar për të investuar në atë zonë. Ne do të pranonim me kënaqësi supervizionin e ndërtimit të aeroportit apo të jepnim këshilla mbi të, madje dhe ta menaxhonim atë, duke u paguar për shërbimin, por ne nuk ishim kur u filluan diskutimet dhe akoma nuk jemi të interesuar në gjetjen e fondeve për ndërtimin e tij.
Meqenëse TIA ka përgjegjësinë të ruajë anën tregtare dhe financiare të kompanisë, në përgjithësi ne nuk mund të heqim dorë nga të drejtat ekskluzive me të cilat ne po punojmë. Nëse ne do të vepronim në këtë mënyrë, do të ishte një veprim i papërgjegjshëm, që do të ndikonte negativisht mbi mundësitë e modernizimit të mëtejshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, duke çuar në këtë mënyrë drejt vështirësimit të mbijetesës ekonomike të TIA-s.
Shfrytëzimi i aeroportit të Kukësit si një tjetër aeroport për fluturime ndërkombëtare për pasagjerë do të shkaktonte dëme ekonomike, si për vetë aeroportin e Kukësit ashtu dhe për aeroportin e Tiranës, për shkak të vendndodhjeve të afërta të këtyre të fundit. Gjithsesi, një zgjidhje mund të ishte nëse aeroporti i Kukësit do të shndërrohej në një aeroport për transport mallrash. Por ky fakt do të kërkonte investime të mëtejshme meqenëse konfigurimi aktual i pistës së aeroportit, nuk mundëson as ngritjen apo uljen e sigurt të avionëve të zakonshëm të pasagjerëve. Pavarësisht, ne jemi të gatshëm ndaj qeverisë shqiptare për të hapur diskutimet në këtë drejtim. /gazeta shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
"Më shtrenjtë se në Amerikë", qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve