LAJMI I FUNDIT:

Gjeniu 14-vjeçar në Universitetin e Cambridget

Gjeniu 14-vjeçar në Universitetin e Cambridget

Gjeniu i matematikës, Arran Fernandez, i cili ka vetëm 14-vjet, i është ofruar një vend në Universitetin e famshëm të Cambridget. Nëse e pranon këtë ofertë, Arran do të bëhet studenti më i ri në këtë universitet në 230 vitet e fundit.

Arran, i cili jeton bashkë me babanë e tij në Surrey të Britanisë së Madhe, është treguar shumë i suksesshëm në testin e vitit të kaluar. I ka mbetur vetëm edhe provimi i fizikës, të cilin po ashtu synon të kalojë me notën më të lartë.

Ky test zakonisht është i dedikuar për 18-vjeçarët, mirëpo gjeniu i vogël është përgatitur në shtëpinë e tij – dhe ka dëshmuar se bëhet fjalë për një gjeni të vërtetë.

Babai i tij, Neil Fernandez është krenar me të birin dhe mezi pret që ai, pas William Pittit, i cili po ashtu kishte filluar studimet në moshën 14-vjeçe, në vitin e largët 1773, të behet i diplomuari më i ri në Cambridge.


Ai po ashtu shpreson se i biri i tij një ditë do të bëhet kryeministër, mu siç ishte bërë edhe Pitt. /Telegrafi/