Korporata Energjetike e Kosovës është optimiste se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të sigurojë më shumë energji elektrike. Kurse Kompania e Ujit Prishtina, thotë se kapacitetet prodhuese nuk lejojnë furnizim më të mirë, përveç nëse qytetarët nuk shpenzojnë pa nevojë, atëherë do të ketë më shumë ujë gjatë mbrëmjes.
Me fillimin e muajit të ramazanit për ata që agjërojnë ndryshon edhe agjenda e aktiviteteve ditore si dhe e ushqimit. Para iftarit e syfyrit, kur përgatiten ushqimet, shpenzimet e energjisë elektrike, por edhe të ujit kryesisht janë më të mëdha.
Edhe pse me probleme në këtë fillim të ramazanit, zyrtarët e KEK-ut shprehen optimist se furnizimi me rrymë do të stabilizohet shumë shpejt. Zëdhënësi Viktor Buzhala thotë se B1-shi do të hyjë në prodhim në orët e mbrëmjes, por brenda disa ditëve edhe B2-shi do të kthehet nga remonti.
“Sa i përket muajit të Ramazanit KEK-u do të ketë në dispozicion dy blloqe t e Kosovës B të cilat krijojnë një furnizim mjaft stabil duke e ditur kapacitetin e tyre që shkon deri në 500 megavatorë”, thotë Buzhala
Deri në hyrjen në prodhim të njësisë B1 kategoria A furnizohet me orarin 5-1 në favor të rrymës, B-ja 4-2 si dhe C-ja 3-3.
Nga ana tjetër, furnizimi me ujë dallon varësisht nga kompanitë rajonale. Në rajonin e Prishtinës, si qendër me probleme të furnizimit, nuk mund të pritet më shumë, pasi kapacitetet prodhuese nuk lejojnë. Drejtori i KUR Prishtina Skënder Bublaku thotë se vet qytetarët mund të ndihmojnë në këtë drejtim duke kursyer ujin.
Bublaku tha se do të tentojnë maksimumin në këtë drejtim, megjithëse potencoi se në disa rajone të Prishtinës, teknikisht nuk është e mundur të bëhet më shumë. /rtk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë