LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, malli i konfiskuar u dhurohet familjeve të varfra

Gjakovë, malli i konfiskuar u dhurohet familjeve të varfra

Shpërndarjen e këtij malli e ka bërë inspektorati komunal, të cilët më herët e kanë bërë edhe konfiskimin e tij. Sipas tyre me këtë veprim po lirohen hapësirat publike dhe trotuaret në qytetin e Gjakovës, por në të njëjtën kohë edhe po sigurohet një sasi e caktuar e ushqimit për familjet nevojtare.

Ndonëse në sasi të limituara, shpërndarja e këtyre ushqimeve është pritur shumë mirë nga përfituesit, pasi sipas tyre me këtë sasi e kanë siguruar të paktën për disa ditë ushqimin familjar, transmeton Radio Gjakova.

Megjithatë, inspektorët kanë apeluar tek kultivuesit e produkteve bujqësore dhe te shitësit e tyre që të mos e vazhdojnë shitjen në ambientet publike, sepse konfiskimi i mallrave do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/