LAJMI I FUNDIT:

Gjakova në pulla postare

Gjakova në pulla postare

Filatelia e Postës së Kosovës ka vënë të premten në qarkullim emisionin e pullave postare ”Qytetet e Kosovës – Gjakova”, ku përmes pamjeve të dy pullave postare sjell bukuritë e këtij qyteti të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të Postës së Kosovës, qyteti i Gjakovës përmban një sërë monumentesh të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, të cilat i japin një frymë të veçantë këtij qyteti.
Emërtimi i qytetitdaton që nga shekulli XV, ndërsa lulëzimi i vërtet i tij fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII.Gjakova 2

Nga periudha e lulëzimit të qytetit veçohen monumentet vijuese të trashëgimisë kulturore: Xhamia e Hadumit (1554), Mejtepi, Biblioteka, Hamami, Sahat-Kulla, Medreseja e Madhe, Hani i Vjetër, Kompleksi i Teqës së Madhe, etj.Qytetit ia shtojnë hijeshinë edhe urat lidhëse siç janë Ura e Tabakut, Ura e Taliqit e të tjera.Gjakova 1


Komuna e Gjakovës ka 586 kilometra katrorë, qyteti me 84 fshatra.

Tregu i vjetër apo siç njihet me emrin Çarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën. Në të zhvilloheshin artizanatit dhe tregtia, të cilat u shërbenin edhe fshatrave rreth Komunës sëGjakovës, siç ishte zona e Junikutdhe e Malësisë së Gjakovës, në kufirin Kosovë – Shqipëri.

Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /Telegrafi/