LAJMI I FUNDIT:

Gigli: Rossi mund të vijë në Juventus

Gigli: Rossi mund të vijë në Juventus

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka konfirmuar interesimin e biankonerëve në sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi.

“Giuseppe Rossi mund të jetë i kualitetit të Juventusit, megjithatë, më lejoni të shijoj nënshkrimet e fundit të verës së pari”, ka thënë Gigli.

Cobolli Gigli është i vetëdijshëm se Juve do të ketë nevojë të nënshkruajë me ndonjë sulmues të ri, me David Trezeguet që është i gatshëm të largohet nga Torino.