LAJMI I FUNDIT:

George Clooney i kërkon Joe Bidenit të japë dorëheqje nga gara për president

George Clooney i kërkon Joe Bidenit të japë dorëheqje nga gara për president

Ylli i Hollywood-it dhe donator i Partisë Demokratike, George Clooney, ka shkruar një op-ed përçmues në New York Times, duke kërkuar nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të heqë dorë nga fushata e tij për rizgjedhje.

“Është shkatërruese ta them, por Joe Biden-i me të cilin isha tre javë më parë në një mbledhje fondesh, nuk ishte Joe ‘gjëja e madhe’ Biden-i i vitit 2010. Ai nuk ishte as Biden-i i vitit 2020. Ai ishte i njëjti njeri që të gjithë ne pamë në debat”, shkruan Clooney.

Clooney pastaj thotë se Biden mund të ketë qenë i lodhur dhe të ketë pasur një të ftohtë gjatë debatit, por “udhëheqësit e partisë sonë duhet të ndalojnë së thëni se 51 milionë njerëz nuk panë atë që ne sapo pamë”.


George Clooney (Foto: Getty Images)

Ai thotë se një intervistë që Biden dha disa ditë pas debatit vetëm sa e përforcoi këtë imazh.

“A është e drejtë të theksohen këto gjëra? Duhet të jetë”, shton Clooney, para se të thotë se “Nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president”.

Ai vazhdon të shkruajë se “Ne dashurojmë të flasim për mënyrën se si Partia Republikane ka dorëzuar të gjithë pushtetin… një personi të vetëm që kërkon të mbajë presidencën, dhe megjithatë shumica e anëtarëve tanë të Kongresit po zgjedhin të presin dhe të shohin nëse diga do të shpërthejnë. Por diga është shpërthyer”, shkruan mes të tjerash aktori hollivudian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori