LAJMI I FUNDIT:

General Motors një hap para falimentimit

General Motors një hap para falimentimit

Gjiganti automobilistik amerikan General Motors (GM) me siguri do të duhej gjatë ditëve të ardhshme të kërkojë procedurë të mbrojtur falimentuese.

Kjo u bë e qartë, pasi që udhëheqësia e kompanisë nuk arriti të sigurojë mbështetje nga shumica e pronarëve të letrave të tyre me vlerë si zëvendësim për aksionet e kompanisë.

Pronarët e letrave korporative me vlerë nuk janë të kënaqur nga pjesëmarrja e ofruar pronare, sipas të cilit do t`u takonin 10 për qind, përderisa Qeverisë amerikane do t`i takonin 70 për qind, ndërsa fondeve pensionale dhe shëndetësore 20 për qind.

Pronarët e letrave me vlerë posedojnë 27 miliardë borxh të GM-së dhe duhej që 90 për qin e tyre të pajtohen me ofertën e kompanisë.


Krahas kësaj, GM-ja lajmëroi se nuk është në gjendje që pronarëve të letrave me vlerë deri më 1 qershor t`ua paguajë kamatën prej një miliardë dollarëve.

Shenjë e dytë se kompania është para falimentimit është pagesa e prolonguar e rrogave të të punësuarve. /Makfaks/