LAJMI I FUNDIT:

Gecaj: LDK e ka financuar themelimin e UÇK-së (Video)

Gecaj: LDK e ka financuar themelimin e UÇK-së (Video)

Për herë të parë publikisht rrëfime ekskluzive për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe financuesin kryesorë të saj, ka folur Bajram Gecaj, zyrtar i lartë i LDK-së dhe aktualisht zëvendësministër i Pushtetit Lokal në INFO BOX të RTV Dukagjinit.

Gecaj ka thënë se për themelimin e celulave të para të UÇK ka pasur një marrëveshje mes Shqipërisë e Kosovës për trajnimin e tyre, por ka dhënë edhe detaje se si LDK ka qenë financuesi kryesor i UÇK.

Adem Jashari , Salih Çekaj, Zahiri Pajaziti kanë qenë vetëm disa nga ata që sipas Gecajt ishin të parët që u trajnuan në Shqipëri.


Në debatin mes komandantëve të UÇK nuk ka dashur të përzihet duke rekomanduar që e tërë kjo t`i lihet historianëve.

Veprimet e partive opozitare, sidomos të VV sërish i ka quajtur akte terroriste, duke thënë se situata në gjashtë muajit përmes gazit dhe molotovit, ndikoi direkt në liberalizimin e vizave dhe shndërrimin e FSK në Forca të Armatosura.

Gecaj ka kërkuar që AAK dhe NISMA të distancohen nga veprimet e Vetëvendosjes.

Akuzave se është spiun i amerikanëve, Gecaj i është përgjigjur se ka punuar për 14 vite me amerikanët e që sipas tij kjo e ka bërë krenar.

Përveç amerikanëve ai ka treguar edhe për raportet tjera me ambasadat e huaja në Kosovë.

Për krijimin e ushtrisë së Kosovës Bajram Gecaj ka thënë se nuk do të diskutohet në Bruksel por që janë në bisedime me zyrtar të listës serbe për këtë çështje. Sipas tij duhen 2/3 e votave të komuniteteve, apo së paku 14 vota të tyre në mënyrë që Kuvendi ta shndërroi FSK në Forca të Armatosura.

Ndryshime në Qeveri do të ketë sidomos në dy pozitat që janë lënë bosh nga tashmë presidenti në ardhje Hashim Thaçi, por që Gecaj nuk ka paragjykuar me emra se kush mund të zëvendësohet ose emërohet në pozita ministrore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0OhH0MB3QhY

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori